Lajme

Ambasada Britanike thirrje politikanëve: Punoni bashkë për të mirën e partneriteteve ndërkombëtare

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 08 August 2026

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka reaguar pasi as sot nuk u konstituua Kuvendi i Kosovës, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk propozoi emrin e kandidat për kryekuvendar.

Ambasada Britanike në reagim thotë se Kosova për dy vite ka pasur shumë ditë pa parlament funksional, dhe se kjo është përgjegjësi e politikanëve.

“Parlamenti është zemra e demokracisë. Ai e mban qeverinë përgjegjëse dhe mundëson miratimin e legjislacionit që mund ta çojë shoqërinë dhe ekonominë përpara. Kosova ka qenë pa një parlament plotësisht funksional për shumë ditë gjatë dy viteve të fundit. Kjo është përgjegjësi e politikanëve të Kosovës, jo e sistemit të saj. Tani ata duhet urgjentisht të punojnë së bashku për ta zgjidhur këtë situatë përmes dialogut dhe negociatave paqësore, në të mirë të popullit të mrekullueshëm të Kosovës dhe partneriteteve të saj ndërkombëtare”, thuhet në reagim.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy