Lajme

Kërkesa e Kurtit për kohë shtesë acaron Bedri Hamzën: Mungesë serioziteti

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 06 August 2026

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar kohë shtesë për propozimin e emrit për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Kjo kërkesë ka shkaktuar reagime nga opozita. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e ka cilësuar këtë veprim si mungesë serioziteti dhe si diçka të dëmshme për institucionet e Kosovës.

“Kjo është një shenjë e mungesës së seriozitetit nga Vetëvendosje. Ata po vazhdojnë me sjellje të papërgjegjshme ndaj institucioneve të Kosovës. E thirrën seancën në ditën e fundit të afatit dhe në fund abuzuan me fjalime politike, duke e shtyrë propozimin për emrin e kryetarit të Kuvendit”, ka deklaruar Hamza.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy