Lajme

Dehari po e drejton seancën konstituive me pak ngatërresa e vështirësi, sekretarja e Kuvendit i ndihmon

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 06 August 2026

Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, deputeti më i vjetër i Kuvendit, po e kryeson me disa ngatërresa e vështirësi seancën konstituive të Kuvendit.

Ai e ftoi një përfaqësues të Aleancës, përpara se ta ftonte një të Lidhjes Demokratike të Kosovës fillimisht, për ta propozuar një anëtar për komisionin e përkohshëm për verifikimin të kuorumit dhe mandateve.

“Ftoj përfaqësuesin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës…”, tha Dehari, ndërsa sekretarja iu afrua për ta përmirësuar: “LDK-ja, LDK-ja…”

-Advertisement-

“Ah, më fal. Më falni”, tha Dehari. “Ftoj përfaqësuesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës që ta propozojë një deputet pë anëtar të komisionit”.

Gjatë seancës, Dehari po i bën vazhdimisht pyetje sekretares së Kuvendit, e cila edhe vetë po e ndihmon gjatë gjithë kohës.

“S’ke votu ti baci Avni”, i tha ajo në një moment.

“Unë e shtypa…”, i tha Dehari.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy