Lajme

Tahiri para seancës: Kosova nuk ka as kohë e as energji me humb me lojëra e pazare politike

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 06 August 2026

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Besnik Tahiri ka folur para mediave lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Tahiri tha se konstituimi i Kuvendit është dashur të ndodhte menjëherë pas certifikimit të rezultateve.

Tutje, ai tha se Aleanca do të ndihmojë në konstituimin e institucioneve dhe se Kosova nuk ka kohë dhe energji për të humbur me lojëra e pazare politike.

-Advertisement-

“Nuk ka ndryshuar asgjë, ajo që mund të ju them qytetarëve të Kosovës është shumë e thjeshtë, ne jemi në një seancë konstituive me vonesë shumë të madhe, konstituimi i Kuvendit është dashur të ndodhte menjëherë pas certifikimit të rezultateve, nuk ka asnjë arsye dhe asnjë justifikim për këtë shtyrje. Kosova nuk ka as kohë e as energji me humb me lojëra e pazare politike. Ajo që mund të ju them është që Aleanca do të ndihmojë në konstituimin e institucioneve të Kosovës, por nga ana tjetër ne kemi një qëndrim publik politik”, u shpreh Tahiri.

Po ashtu, deputeti i zgjedhur iu bëri thirrje kolegëve të tij deputetë që të mos e bllokojnë Kosovën.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy