Rita Ora emocionohet në Vjenë: Vij nga një vend i dalë nga lufta, s’është lehtë t’i realizojmë ëndrrat
Autori: Gazeta inFokus
12:22 | 25 July 2026
Të enjten në mbrëmje, Rita Ora u rikthye sërish në Vjenë, pas 12 vitesh kur kishte kënduar për herë të parë në vitin 2014, tashmë për të “ndezur” skenën e festivalit “Donauinsel Open Air”. Për rreth 70 minuta, Rita Ora ka shfaqur performancë të jashtëzakonshme në Vjenë. Para një turme prej mijëra fansave të mbledhur në festivalin “Donauinsel Open Air”, Rita, ka kënduar hitet e saj dhe ka mbizotëruar skenën me energji dhe karizmën e një dive të skenës botërore.
Gjatë tërë performancës, ylli i muzikës botërore ka kërcyer dhe ka kënduar me pasion, ndërsa të pranishmit të mahnitur, kanë ndjek çdo lëvizje të saj. Përveç kësaj, Ritës nuk i mungonte edhe komunikimi me publikun. Pas përfundimit të këngëve, ajo fliste me publikun duke kërkuar: “A jeni gati, të kalojmë këtë mbrëmje sebashku”, apo kur falenderonte bashkëpunëtorët dhe organizatorët për ftesën:
“Faleminderit që më ftuat këtu, Vjenë! Një vend shumë, shumë i bukur! Nuk kam qenë për një kohë shumë të gjatë”, tha ajo.
Një nga momentet më emocionale pasoi pak më pas. Ndërsa këndoi një pjesë të shkurtër të këngëtares Cher – “Believe”, Rita teksa jepte një mesazh, shpërtheu edhe në lot.
“Ju e dini se unë vij nga një vend i dalë nga lufta. Shpeshherë nuk është e lehtë të realizojmë ëndërrat tona, por duhet të besojmë te ato. Falë publikut dhe ju fansa, kjo ëndërr më është bërë realitet” tha ajo duke ju referuar rrënjëve të saj nga Kosova.
Tre këngëtarë mbështetës, një baterist dhe një kitarist përcjellnin këngët e këngëtares shqiptare. Ndërkohe, për paraqitjen skenike, ajo nuk kishte nevojë për valltare shoqeruese, sepse veç prania e saj ishte e mjaftueshme për ta transformuar skenën e “Donauinsel Open Air” në një festë të madhe e të nxehtë vallëzimi, pavarësisht motit të ftohtë. Por, në shoqërimin e saj, nuk ka munguar bashkëshorti i Ritës, regjisori e famshëm,Taika Waititi i cili gjatë tërë paraqitjes është parë duke filmuar koncertin e bashkëshortes së saj./Albinfo.ch/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































