Sport

Talenti kosovar Erlis Shala transferohet te Lecce, nënshkruan kontratë deri në vitin 2028

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 19 July 2026

Portieri i talentuar kosovar, Erlis Shala, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij duke u transferuar nga FC Ingolstadt te Lecce.

Shala, i lindur në vitin 2009 dhe pjesë e grupmoshave të Kombëtares së Kosovës, ka nënshkruar kontratë me klubin italian deri në verën e vitit 2028, duke konfirmuar besimin që Lecce ka te potenciali i tij.

Klubi italian ka bërë të ditur se portieri kosovar i është bashkuar menjëherë ekipit në grumbullimin dhe fazën përgatitore para sezonit të ri, ku do të nisë aventurën e tij me ekipin Primavera.

-Advertisement-

Ky transferim konsiderohet një tjetër hap i rëndësishëm për një nga talentet më premtues të futbollit kosovar, i cili synon të vazhdojë zhvillimin e tij në një prej akademive të njohura të futbollit italian.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy