Messi u përgjigjet kritikëve: Asgjë nuk na është dhënë falas
Autori: Gazeta inFokus
13:56 | 17 July 2026
Lionel Messi ka reaguar ndaj zërave që pretendojnë se Argjentina ka pasur favorizim në rrugëtimin drejt finales së Kupës së Botës, duke theksuar se suksesi i kombëtares është rezultat i punës dhe sakrificës së ekipit.
Kapiteni argjentinas, pas kualifikimit në finalen e madhe, u shpreh krenar për arritjen e skuadrës, duke nënvizuar se askush nuk ua ka falur suksesin.
“Është e çmendur ajo që kemi arritur. Edhe një finale e Kupës së Botës… Kjo mund t’i bëjë disa njerëz të mërziten dhe mund të thonë çfarë të duan. Ky grup tregon se askush nuk na ka dhënë asgjë falas.”
Messi vlerësoi paraqitjen e Argjentinës në gjysmëfinale, duke theksuar karakterin që tregoi ekipi edhe në momentet më të vështira të ndeshjes.
“Ne garojmë, luftojmë dhe gjithashtu luajmë futboll të bukur. Shikoni si luajtëm sot, e dominuam Anglinë edhe kur ishim në disavantazh. Jam krenar dhe i lumtur që po i bëjmë të lumtur të gjithë argjentinasit.”
Argjentina do të përballet me Spanjën në finalen e Kupës së Botës, ndërsa Messi do të ketë mundësinë ta mbyllë karrierën e tij në Botëror me një tjetër trofe historik.

T� tjera
-
Gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq, trupi dërgohet për IML
Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Kamen të Leposaviqit. Sipa...
-
Abdixhiku kujton Ukë Bytyçin: LDK nuk harron
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kujtuar 24-vjetorin e vrasjes së Ukë By...
-
Rama: Nuk jap dorëheqje, jam i gatshëm për dialog
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje, pas ...
-
Haxhiu pritet me ceremoni shtetërore në Maqedoninë e Veriut
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur vizi...
-
Në shtëpinë e të dyshuarit për vra*sjen e Arlinda Zekajt gjenden ar*më, 153 fish*ekë, disa karikatorë dhe një sëpatë
Në shtëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. ...
-
Tension në Komisionin për Ekonomi, shkak mungesa e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës
Përplasje mes kryetarit të Komisionit për Ekonomi, Arben Mustafa, dhe anëtarë...
-
Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se sul*moi bashkëshorten dhe e largoi nga shtëpia
Një person është arrestuar në Vushtrri, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fiz...
-
Vëllai e bën për spital motrën në Ranillug
Një person është arrestuar në Ranillug, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt – sekuestrohen armë, municion dhe 115 gëzhoja në shtëpinë e të dyshuarit
Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi armësh, municioni dhe mjetesh të tj...
-
Dy raste të dhun*ës në familje në Rahovec dhe Gjakovë vetëm për 24 orë
Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të dhunës në familje, të ndodhura...
-
Dy ditë pas vr*asjes së Arlinda Zekajt, i dyshuari Albert Sylaj ende në arrati
Të dielën mbrëma, Arlinda Zekaj dyshohet se u vra me sëpatë nga ish-kunati i ...
-
Bashkëshorti dhe vëllai rrahën një grua në Viti
Një grua në Viti ka përjetuar dhunë fizike nga bashkëshorti dhe vëllai i saj,...































