FIFA emëron gjyqtarin e finales Spanjë-Argjentinë
Autori: Gazeta inFokus
10:56 | 17 July 2026
Slavko Vinçiq është emëruar nga FIFA për të drejtuar finalen e Kupës së Botës 2026 ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës, e cila do të zhvillohet më 19 korrik në stadiumin “New York New Jersey”. Me këtë emërim, 46-vjeçari nga Maribori bëhet arbitri i parë slloven që gjykon një finale të Kupës së Botës dhe i 23-ti në histori që merr këtë përgjegjësi.
Vinčić e përshkroi përzgjedhjen si një “ndear të jashtëzakonshëm”, duke thënë se realizon ëndrrën e çdo arbitri. Ai theksoi se ky sukses është fryt i punës së përbashkët me ekipin e tij të arbitrave, veçanërisht me ndihmësit Tomaž Klančnik dhe Andraž Kovačič, të cilëve u atribuoi një pjesë të madhe të meritave.
Arbitri slloven ka një përvojë të pasur në arenën ndërkombëtare. Ai ka drejtuar finalen e UEFA Europa League në vitin 2022, finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2024, si dhe ndeshje në Kampionatet Evropiane 2020 dhe 2024. Kjo është Kupa e tij e dytë e Botës, pasi ishte pjesë edhe e turneut në Katar më 2022. Në Botërorin 2026 ai ka gjykuar ndeshjet Brazil-Marok, Jordani-Algjeri dhe Meksikë-Ekuador.
Kryetari i Komitetit të Arbitrave të FIFA-s, Pierluigi Collina, tha se përzgjedhja e Vinčić u bazua kryesisht në paraqitjet e tij gjatë gjithë turneut. Sipas tij, performanca e vazhdueshme dhe cilësia e gjykimit ishin faktorët vendimtarë për emërimin në ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit.
Në finale, Vinčić do të ndihmohet nga Tomaž Klančnik dhe Andraž Kovačič, ndërsa jordanezi Adham Makhadmeh do të jetë gjyqtari i katërt dhe Mohammad Al-Kalaf ndihmës rezervë. Në dhomën e VAR-it do të jetë gjermani Bastian Dankert, i asistuar nga kolumbiani Nicolás Gallo dhe Khamis Al Marri nga Katari.
Ndërkohë, FIFA ka emëruar venezuelasin Jesús Valenzuela për të drejtuar ndeshjen për vendin e tretë mes Francës dhe Anglisë, e cila do të zhvillohet të shtunën në Miami.

T� tjera
-
Autostrada Prishtinë–Gjilan: Projekti që kaloi nëpër gjashtë qeveri dhe ende s’u përfundua
Makineritë e rënda qëndrojnë të fikura në disa pjesë të rrugës, ndërsa toka e...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq, trupi dërgohet për IML
Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Kamen të Leposaviqit. Sipa...
-
Abdixhiku kujton Ukë Bytyçin: LDK nuk harron
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kujtuar 24-vjetorin e vrasjes së Ukë By...
-
Rama: Nuk jap dorëheqje, jam i gatshëm për dialog
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje, pas ...
-
Haxhiu pritet me ceremoni shtetërore në Maqedoninë e Veriut
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur vizi...
-
Në shtëpinë e të dyshuarit për vra*sjen e Arlinda Zekajt gjenden ar*më, 153 fish*ekë, disa karikatorë dhe një sëpatë
Në shtëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. ...
-
Tension në Komisionin për Ekonomi, shkak mungesa e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës
Përplasje mes kryetarit të Komisionit për Ekonomi, Arben Mustafa, dhe anëtarë...
-
Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se sul*moi bashkëshorten dhe e largoi nga shtëpia
Një person është arrestuar në Vushtrri, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fiz...
-
Vëllai e bën për spital motrën në Ranillug
Një person është arrestuar në Ranillug, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt – sekuestrohen armë, municion dhe 115 gëzhoja në shtëpinë e të dyshuarit
Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi armësh, municioni dhe mjetesh të tj...
-
Dy raste të dhun*ës në familje në Rahovec dhe Gjakovë vetëm për 24 orë
Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të dhunës në familje, të ndodhura...
-
Dy ditë pas vr*asjes së Arlinda Zekajt, i dyshuari Albert Sylaj ende në arrati
Të dielën mbrëma, Arlinda Zekaj dyshohet se u vra me sëpatë nga ish-kunati i ...






























