5 vitet e Kurtit kushtuan më shumë se 20 vitet e pasluftës: 838 milionë euro për import të rrymës në qeverisjen e Albin Kurtit
Autori: Hateme Smajli
11:10 | 16 Korrik 2026
“Shumë shtrenjt kur flejmë mbi gjithë këtë energji shumë kemi kapacitet.”
Kjo ishte një nga kritikat që Albin Kurti i LVV-së e përsëriste vazhdimisht sa ishte në opozitë, duke akuzuar qeveritë e atëhershme për dështim në sektorin energjetik dhe varësi nga importi i energjisë elektrike.
Por më shumë se pesë vite pasi mori drejtimin e qeverisë, statistikat tregojnë një realitet krejt tjetër, madje një realitet alarmant.
Të dhënat nga Dogana e Kosovës për 5 vitet e fundit dhe të dhënat e siguruara nga Gazeta Infokus për vitet 2000-2020 tregojnë se gjatë periudhës 2021-2025, Kosova ka shpenzuar rreth 838.1 milionë euro për import të energjisë elektrike, duke u afruar me shumën e shpenzuar gjatë gjithë periudhës 20 vjeçare 2000-2020, kur importi kishte arritur në rreth 876 milionë euro.
Ndiqni storien:
Si kanë lëvizur shifrat ndër vite?
Sipas të dhënave nga KEK-u, gjatë viteve 2000-2020 importi i energjisë ka qenë kryesisht në nivele më të ulëta, me përjashtim të disa viteve kur ka pasur rritje të theksuara.
Viti 2000 – Kosova shpenzoi 23.7 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Vitit 2001 – Kosova shpenzoi 27.3 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2002 – Kosova shpenzoi 20.5 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2003 – Kosova shpenzoi 14 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2004 – Kosova shpenzoi 19.2 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2005 – Kosova shpenzoi 16.7 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2006 – Kosova shpenzoi 21.3 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2007 – Kosova shpenzoi 45.2 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2008 – Kosova shpenzoi 51.5 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2009 – Kosova shpenzoi 46.2 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2010 – Kosova shpenzoi 39.6 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2011 – Kosova shpenzoi 54.6 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2012 – Kosova shpenzoi 45.4 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2013 – Kosova shpenzoi 28.4 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2014 – Kosova shpenzoi 48.7 milionë euro në import të energjisë elektrike.

Viti 2015 – Kosova shpenzoi 35.4 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2016 – Kosova shpenzoi 21.8 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2017 – Kosova shpenzoi 65.9 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2018 – Kosova shpenzoi 53.9 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2019 – Kosova shpenzoi 50.1 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2020 – Kosova shpenzoi 41.8 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2021 – Kosova shpenzoi 156. 4 milionë euro në import të energjisë elektrike.

Viti 2021 – Kosova shpenzoi 114 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2022 – Kosova shpenzoi 218.1 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2023 – Kosova shpenzoi 115.8 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2024 – Kosova shpenzoi 142.4 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2025 – Kosova shpenzoi 247.8 milionë euro në import të energjisë elektrike (deri në muajin nëntor).
Gjithsej për periudhën 2021-2025 – Kosova shpenzoi 838.1 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Nga kritikat në opozitë te shifrat alarmante në pushtet
Kur ishte në opozitë, Kurti kishte ngritur vazhdimisht çështjen e importit të energjisë, duke argumentuar se Kosova nuk duhej të shpenzonte miliona euro për blerjen e rrymës nga jashtë, në një kohë kur disponon rezerva të mëdha të linjitit dhe potencial të konsiderueshëm prodhues.
Në atë kohë, importi i energjisë paraqitej si dëshmi e keqmenaxhimit të sektorit energjetik dhe e mungesës së investimeve strategjike.
Megjithatë, statistikat tregojnë se gjatë qeverisjes së tij, Kosova jo vetëm që nuk e ka ulur varësinë nga importi, por ka shpenzuar më shumë se në gjithë periudhën 20-vjeçare të pasluftës.
Kjo ndodh në një kohë kur qytetarët janë përballur me rritje të njëpasnjëshme të tarifave të energjisë elektrike, ndërsa qindra miliona euro kanë vazhduar të dalin jashtë vendit për blerjen e rrymës.
Mbi 1.6 miliard euro në 25 vjet
Nëse bashkohen të dy periudhat, nga viti 2000 deri në nëntor të vitit 2025, Kosova ka shpenzuar rreth 1.615 miliard euro për import të energjisë elektrike.
Por ajo që bie më shumë në sy është fakti se mbi gjysma e kësaj shume është shpenzuar vetëm gjatë pesë viteve të fundit./Gazeta Infokus
Afro 1 miliardë euro energji elektrike importoi Kosova në 20 vite

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...


































