COACHELLA E BALLKANIT: Si e vendosi Sunny Hill Festival Kosovën në hartën globale të turizmit
Autori: Gazeta inFokus
13:44 | 14 July 2026
Me vizitorë nga afro 60 shtete dhe me Prishtinën të rezervuar pothuajse në kapacitet të plotë, festivali Sunny Hill, që mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht dhe udhëhiqet nga Katy Perry, e ka shndërruar muzikën në një motor të fuqishëm të turizmit dhe promovimit kulturor për një nga shtetet më të reja të Evropës.
PRISHTINË, KOSOVË – Sunny Hill Festival është shndërruar në një nga ngjarjet më tërheqëse verore në Evropën Juglindore, duke sjellë në Prishtinë adhurues të muzikës nga afro 60 vende të botës për edicionin e vitit 2026, që mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht.
Edicioni i sivjetmë do të udhëhiqet nga emra të njohur botërorë si Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi. Në festival do të performojnë gjithashtu EsDeeKid, Seth Troxler, PAWSA, Dhurata Dora, Adam Port & Rampa, Blanco, GJIN, Ledri Vula, MC Kresha, Manifest dhe Carlita, së bashku me shumë artistë të tjerë vendorë, rajonalë dhe ndërkombëtarë.
I themeluar në vitin 2018 nga Dukagjin “Dugi” Lipa, festivali promovohet ndërkombëtarisht nga fituesja e trefishtë e çmimit Grammy, Dua Lipa. Në edicionet e kaluara kanë performuar emra të njohur si Dua Lipa, Miley Cyrus, Calvin Harris, J Balvin, Shawn Mendes, Stormzy, Burna Boy, Bebe Rexha, DJ Snake, Black Coffee, Peggy Gou, Anyma dhe Hardwell.
“Sunny Hill ka qenë gjithmonë më shumë se muzikë. Për disa ditë çdo verë, ne e sjellim botën në Kosovë dhe i gjithë vendi e ndien këtë. Vëmendja që festivali sjell është një ekspozim që asnjë fushatë turistike nuk do të mund ta blinte, ndërsa vlera që krijohet mbetet në vend – në ekonominë e vizitorëve, në sektorin kulturor dhe në mundësitë që hapim për të rinjtë”, ka deklaruar themeluesi i festivalit, Dukagjin “Dugi” Lipa.
Mediat ndërkombëtare e kanë krahasuar Sunny Hill-in me Coachella-n, duke vlerësuar rolin e tij në transformimin e imazhit të një vendi, ashtu siç Coachella ndikoi në promovimin e një qyteti të shkretëtirës në SHBA. Gjatë tri ditëve dhe në katër skena të ndryshme, festivali mirëpret mbi 100 mijë vizitorë dhe ka ndihmuar që Prishtina të perceptohet si një kryeqytet evropian i qasshëm, ekonomik dhe mikpritës.
Sunny Hill është vlerësuar edhe në kuadër të European Festival Awards, ku është nominuar disa herë në kategorinë e festivaleve më të mira të mesme evropiane, përkrah emrave të njohur si Primavera Sound, Rock Werchter dhe Pohoda.
Ndikimi ekonomik: Çfarë sjellin tri ditë festival për Kosovën
Sipas Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, edicioni i vitit 2025 gjeneroi rreth 22 milionë euro ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik, me përfitime për sektorin e hotelerisë, gastronomisë, transportit, tregtisë dhe bizneseve të tjera lokale.
Për këtë ndikim, festivali mori edhe Çmimin për Ndikim Ekonomik 2025 nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Sipas vlerësimeve të vetë festivalit, ndikimi i përgjithshëm ekonomik arrin afërsisht 50 milionë euro për edicion, pasi përfshin jo vetëm mbajtësit e biletave, por edhe familjarët, miqtë dhe vizitorët e diasporës që qëndrojnë në Kosovë për disa ditë ose javë.
Gjatë edicionit të vitit 2025, hotelet në Prishtinë shënuan 99 deri në 100 për qind okupim, ndërsa në nivel vendi okupimi ishte rreth 96 për qind.
Për diasporën kosovare, Sunny Hill është shndërruar në një ngjarje të rëndësishme vjetore, duke sjellë mijëra vizitorë nga e gjithë bota dhe duke u mundësuar atyre të rikthehen në vendlindje së bashku me familjarë dhe miq.
Kosovën në hartën kulturore botërore
Sunny Hill është themeluar me synimin që të sjellë artistë ndërkombëtarë në Kosovë dhe ta prezantojë vendin përmes muzikës, kreativitetit, mikpritjes dhe kulturës rinore.
BBC ka raportuar se festivali synon të ndryshojë perceptimin ndërkombëtar për Kosovën dhe të tërheqë artistë që më herët nuk e kishin përfshirë vendin në turnetë e tyre.
Mediumi ndërkombëtar PopFiltr e ka përshkruar Sunny Hill-in si një festival të krijuar për të “ngritur një komb”, duke e krahasuar ndikimin e tij me atë që Coachella pati për qytetin ku zhvillohet në SHBA.
Në vitin 2025, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i dorëzoi shtetësinë kosovare Dua Lipës gjatë festivalit, një moment që u raportua gjerësisht në mediat ndërkombëtare.
Çdo edicion gjeneron mijëra artikuj në më shumë se 6 mijë media dhe miliarda shikime mediatike. Në terren akreditohen mbi 150 gazetarë, ndërsa raportimet përfshijnë media prestigjioze si BBC, The Guardian, The New York Times, Vogue, Rolling Stone, Billboard, NME, MTV Europe, Cosmopolitan Italy dhe Fox News.
Një festival që investon në të ardhmen e Kosovës
Sunny Hill Festival vepron në mbështetje të Sunny Hill Foundation, e cila promovon artin, kulturën dhe arsimin në Kosovë.
Fondacioni financon bursa STEM për vajza dhe krijon ura bashkëpunimi mes artistëve, producentëve dhe krijuesve të rinj kosovarë me rrjete profesionale ndërkombëtare.
Po ashtu, Sunny Hill po investon 7 milionë euro për transformimin e hapësirës së festivalit në një park publik, duke synuar të krijojë një trashëgimi të qëndrueshme përtej festivalit vjetor.
Biletat
Biletat Believer dhe Early Bird për tri ditë janë shitur tashmë. Biletat Regular dhe VIP vazhdojnë të jenë në shitje përmes platformës Fever dhe kanaleve zyrtare të Sunny Hill Festival.
Sunny Hill Festival është ngjarje e dedikuar për personat mbi 16 vjeç.

T� tjera
-
Studentët mposhtën Vuçiqin pas 14 vitesh, nisin bisedimet për qeverinë e re në Serbi
Lëvizja studentore në Serbi, e cila shënoi një fitore historike në zgjedhje, ...
-
Protestat hyjnë në ditën e 14-të, Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të martë thirrjet për dialog me stu...
-
Tahiri për Arlinda Zekajn: Të gjithë mekanizmat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar sërish për ...
-
Kontrolli në veturën e 20-vjeçarit çon në ndalimin e tij nga policia në Shtime
Një 20-vjeçar është ndaluar nga Policia e Kosovës në orët e para të së martës...
-
ZKA-ja kishte konstatuar mangësi në efikasitetin e institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka thënë se vrasja e Arlind...
-
Peja në kujtim të Arlindës, letra e saj drejtuar institucioneve rikthehet në shesh
Peja është bërë bashkë mbrëmë në nderim të Arlinda Zekajt, e cila u vra tragj...
-
Haxhiu për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takohet me krerët shtetërorë
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë sot, më 27 tetor, një ...
-
Specialja lejon publikimin me më pak redaktime të dëshmive të 10 dëshmitarëve në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Kuvendi me agjendë të ngjeshur, gjashtë komisione mblidhen gjatë ditës
Gjashtë komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje sot në Kuvend, ku në ren...
-
I jepet sot lamtumira e fundit Arlinda Zekajt
Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj të dielën në Vitomir...
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...































