Policia shqipton mbi 35 mijë gjoba trafiku për gjashtë muaj në Pejë, thirrje qytetarëve për respektim të rregullave
Autori: Gazeta inFokus
10:25 | 08 July 2026
Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, në Pejë, janë shqiptuar 35,265 gjoba për shkelje në komunikacion.
Policia shton edhe se, janë shqiptuar 1,632 gjoba me masa mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit, në kohëzgjatje prej tre muajsh deri në një vit, dhe se, janë shqiptuar 3,047 gjoba me pikë negative, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
Komunikata:
Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 ne DRP Pejë janë shqiptuar 35,265 gjoba për shkelje në komunikacion
Pejë, 7 Korrik 2026
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përmes stacioneve policore dhe Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor, në kuadër të zbatimit të aktiviteteve operative dhe masave për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, gjatë periudhës 01.01.2026 – 30.06.2026, duke zbatuar legjislacionin në fuqi në fushën e komunikacionit rrugor, ka ndërmarrë masa ndaj shkelësve të rregullave të trafikut si në vijim:
– Janë shqiptuar 35,265 gjoba për kundërvajtje në komunikacion.
– Janë shqiptuar 1,632 gjoba me masa mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit, në kohëzgjatje prej tre (3) muajsh deri në një (1) vit.
– Janë shqiptuar 3,047 gjoba me pikë negative, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
Këto rezultate pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të Policisë për zbatimin e ligjit, parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Meqenëse ndodhemi në sezonin veror, kur shënohet rritje e ndjeshme e qarkullimit të automjeteve dhe e numrit të pjesëmarrësve në trafik, Policia u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve, motoçiklistëve, çiklistëve dhe këmbësorëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të shmangin drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit apo substancave të tjera dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.
Siguria në komunikacion është përgjegjësi e përbashkët. Prandaj, ftojmë të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë, të respektojnë ligjin dhe të raportojnë çdo shkelje apo sjellje që rrezikon sigurinë në rrugë.

T� tjera
-
Paralajmërohen gjoba për qarkullim jashtë rrugëve të lejuara në Bjeshkët e Nemuna
Inspektorati i Natyrës, në bashkëpunim me rojet e natyrës të Drejtorisë Admin...
-
Arrestohet një person në Gjilan, Prokuroria: Mblodhi afro 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia
Një person me inicialet E.A. është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:00 në Gjila...
-
U mbajt për herë të parë në Kosovë, përmbyllet me sukses “European Defense Tech Hackathon”
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se pas tre ditësh me ak...
-
Imami kosovar kundër lojës virale GTA 6: Është haram!
Imami kosovar, Labinot Maliqi ka kritikuar lojën më virale të momentit, GTA 6...
-
Greva në Belgjikë, nesër pritet të ketë ndërprerje të fluturimeve
Një protestë kombëtare e organizuar nga tri sindikatat kryesore në Belgjikë p...
-
Djali i Dautit e Kadriut bashkë me shokë bëjnë një dedikim të veçantë për Jakup Krasniqin
Djemtë e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë një dedi...
-
Në Llapushnik të Drenasit zbulohen bustet e tri figurave të mëdha kombëtare
Sot në Llapushnik të Drenasit janë zbuluar bustet e Pjetër Bogdanit, Gjergj K...
-
Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit
Qeveria e Kosovës ka përkujtuar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit, duke ...
-
NATO mblidhet të hënën pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga objektet ruse
Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s do të mblidhet të hënën për të disku...
-
“Prishtina Parking” rikthehet me çmime më të larta, qytetarët kundërshtojnë rritjen e tarifave
Rikthimi i ndërmarrjes “Prishtina Parking” në kryeqytet pritet të bëhet me rr...
-
Sadiku kritikon Kurtin për situatën energjetike: Kemi qymyr nën tokë, por s’kemi rrymë mbi tokë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka kritikuar Q...
-
Hykmete Bajrami kërkon përgjigje publike nga ZRRE për licencën e kompanisë EFT
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar Zyrës së Rregullatorit për ...
































