SPAK arreston një të dyshuar si drejtues të grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës
Autori: Gazeta inFokus
18:25 | 07 July 2026
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë (SPAK) ka njoftuar arrestimin e Emiljan Burba, i dyshuar si drejtues i një prej grupeve të strukturuara kriminale, të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
“Procedimi penal nr.9 i vitit 2024 është rregjistruar më 18.1.2024 për veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a të Kodit Penal, si dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, pa autor”.
Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet europiane të drejtësisë, Departamentin e Policisë Kriminale, Byronë Kombëtare të Hetimit, si dhe me mbështetjen e Eurojust dhe Europol.
Nga hetimet e deritanishme janë krijuar dyshime të arsyeshme se grupi kriminal organizonte trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Një pjesë e komunikimeve mes anëtarëve të dyshuar janë përftuar përmes analizës së bisedave në platformën e enkriptuar Sky ECC, të administruara nga autoritetet franceze në kuadër të ndihmës juridike ndërkombëtare.
Hetimet kanë dokumentuar tri episode të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku bëhet e ditur se më 3 nëntor të vitit 2020, autoritetet malazeze sekuestruan 1 mijë e 722 kilogramë marijuanë, e transportuar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.
Ndërkaq, më 26 janar të vitit 2021, autoritetet turke sekuestruan 236 kilogramë marijuanë, të nisur nga Shqipëria drejt Turqisë.
“Më 23 nëntor 2020, autoritetet holandeze sekuestruan 475 kilogramë kokainë në Portin e Vlissingen, ngarkesë e ardhur nga Ekuadori. Nga këqyrja dhe analiza e të dhënave të administruara, është bërë e mundur identifikimi fillimisht i 14 (katërmbëdhjetë) personave nën hetim, të proceduar më parë për interesa të këtij procedimi penal: I. S., (alias X.,), E. Sh., R. Rr., B. S (alias X), A. N (alias L. S.,), H. S (alias X, alias L.,), V. B., P. Rr., G. Rr., A. A., (alias Ç.,), A. Gj., (alias I.,), A. Q., J. Ç., dhe M. B., ndaj të cilëve, janë caktuar dhe masat e sigurimit personal pasi dyshohen se kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale në trafikimin të lëndëve narkotike”.
“Si rezultat i hetimeve të mëtejshme është identifikuar shtetasi E.B, njëri prej drejtuesve të grupit të strukturuar kriminal, veçanërisht për episodin e dytë, të trafikut të lëndës narkotike drejt Turqisë. Prokuroria e Posaçme i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit E.B. Me vendimin nr. 51, datë 3.7.2026, Gjykata e Posaçme vendosi ndaj tij masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Kjo masë u ekzekutua më 6.7.2026 nga strukturat e Policisë së Shtetit”.
“Ndaj personit nën hetim E. B., ndaj të cilit ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ka konsumuar elementë të veprave penale:“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal. Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave për implikimin e personave të tjerë, që dyshohet të jenë përfshirë në këto veprimtari të paligjshme kriminale. SPAK falënderon autoritetet e drejtësisë turke, ekuadoriane, Eurojust dhe Europol për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë”.

T� tjera
-
E djathta britanike distancohet nga Trump pasi e quajti Putinin “mik”
Zëvendëslideri i Reform UK e quan udhëheqësin rus “një diktator vrasës”, pasi...
-
Macron paralajmëron për një nivel të ri agresioni të Rusisë në Europë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për një nivel të ri a...
-
Paralajmërohen gjoba për qarkullim jashtë rrugëve të lejuara në Bjeshkët e Nemuna
Inspektorati i Natyrës, në bashkëpunim me rojet e natyrës të Drejtorisë Admin...
-
Arrestohet një person në Gjilan, Prokuroria: Mblodhi afro 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia
Një person me inicialet E.A. është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:00 në Gjila...
-
U mbajt për herë të parë në Kosovë, përmbyllet me sukses “European Defense Tech Hackathon”
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se pas tre ditësh me ak...
-
Imami kosovar kundër lojës virale GTA 6: Është haram!
Imami kosovar, Labinot Maliqi ka kritikuar lojën më virale të momentit, GTA 6...
-
Greva në Belgjikë, nesër pritet të ketë ndërprerje të fluturimeve
Një protestë kombëtare e organizuar nga tri sindikatat kryesore në Belgjikë p...
-
Djali i Dautit e Kadriut bashkë me shokë bëjnë një dedikim të veçantë për Jakup Krasniqin
Djemtë e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë një dedi...
-
Në Llapushnik të Drenasit zbulohen bustet e tri figurave të mëdha kombëtare
Sot në Llapushnik të Drenasit janë zbuluar bustet e Pjetër Bogdanit, Gjergj K...
-
Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit
Qeveria e Kosovës ka përkujtuar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit, duke ...
-
NATO mblidhet të hënën pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga objektet ruse
Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s do të mblidhet të hënën për të disku...
-
“Prishtina Parking” rikthehet me çmime më të larta, qytetarët kundërshtojnë rritjen e tarifave
Rikthimi i ndërmarrjes “Prishtina Parking” në kryeqytet pritet të bëhet me rr...
































