Zelensky ripërsërit kërkesën për anëtarësim në NATO: Aleanca do të ishte më e fortë me ne
Autori: Gazeta inFokus
18:05 | 07 July 2026
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar sërish që Ukraina të pranohet në NATO, duke argumentuar se lufta me Rusinë ka dëshmuar kapacitetet ushtarake të vendit dhe rolin e tij kyç në sigurinë e Evropës.
Sipas tij, anëtarësimi i Ukrainës nuk do të ishte vetëm një garanci për Kievin, por edhe një përforcim i vetë aleancës.
Duke folur në Forumin e Industrisë së Mbrojtjes, në kuadër të samitit të NATO-s në Ankara, Zelensky tha se Ukraina nuk është më vetëm përfituese e sigurisë, por edhe një shtet që kontribuon drejtpërdrejt në mbrojtjen e kontinentit.
“A mendoni vërtet se është e drejtë të lihet jashtë NATO-s një vend me këtë nivel të aftësive mbrojtëse? Anëtarësimi i Ukrainës do ta bënte aleancën më të fortë”, deklaroi ai.
Ai theksoi se përvoja e fituar nga forcat ukrainase në fushëbetejë, si dhe zhvillimi i teknologjive ushtarake, veçanërisht në fushën e dronëve, e kanë shndërruar Ukrainën në një faktor të rëndësishëm për sigurinë evropiane.
Kreu i shtetit të Ukrainës shtoi se ushtria ukrainase ka arritur të godasë objektiva strategjikë thellë brenda territorit rus, përfshirë rafineri të naftës që ndodhen mijëra kilometra larg kufirit me Ukrainën.
Zelensky nënvizoi se një nga sfidat kryesore mbetet mbrojtja ajrore ndaj raketave balistike. Për këtë arsye, ai kërkoi shtimin e sistemeve amerikane Patriot, ndërsa u bëri thirrje vendeve evropiane të përshpejtojnë zhvillimin e sistemeve të tyre të mbrojtjes ajrore.
Deklaratat e Zelenskyt vijnë në një kohë kur presidenti amerikan, Donald Trump, ka përjashtuar mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
Megjithatë, ai pritet ta rikthejë këtë çështje dhe të kërkojë mbështetje shtesë ushtarake gjatë takimit të tij me Trump në Ankara.

T� tjera
-
E djathta britanike distancohet nga Trump pasi e quajti Putinin “mik”
Zëvendëslideri i Reform UK e quan udhëheqësin rus “një diktator vrasës”, pasi...
-
Macron paralajmëron për një nivel të ri agresioni të Rusisë në Europë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për një nivel të ri a...
-
Paralajmërohen gjoba për qarkullim jashtë rrugëve të lejuara në Bjeshkët e Nemuna
Inspektorati i Natyrës, në bashkëpunim me rojet e natyrës të Drejtorisë Admin...
-
Arrestohet një person në Gjilan, Prokuroria: Mblodhi afro 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia
Një person me inicialet E.A. është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:00 në Gjila...
-
U mbajt për herë të parë në Kosovë, përmbyllet me sukses “European Defense Tech Hackathon”
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se pas tre ditësh me ak...
-
Imami kosovar kundër lojës virale GTA 6: Është haram!
Imami kosovar, Labinot Maliqi ka kritikuar lojën më virale të momentit, GTA 6...
-
Greva në Belgjikë, nesër pritet të ketë ndërprerje të fluturimeve
Një protestë kombëtare e organizuar nga tri sindikatat kryesore në Belgjikë p...
-
Djali i Dautit e Kadriut bashkë me shokë bëjnë një dedikim të veçantë për Jakup Krasniqin
Djemtë e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë një dedi...
-
Në Llapushnik të Drenasit zbulohen bustet e tri figurave të mëdha kombëtare
Sot në Llapushnik të Drenasit janë zbuluar bustet e Pjetër Bogdanit, Gjergj K...
-
Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit
Qeveria e Kosovës ka përkujtuar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit, duke ...
-
NATO mblidhet të hënën pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga objektet ruse
Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s do të mblidhet të hënën për të disku...
-
“Prishtina Parking” rikthehet me çmime më të larta, qytetarët kundërshtojnë rritjen e tarifave
Rikthimi i ndërmarrjes “Prishtina Parking” në kryeqytet pritet të bëhet me rr...































