Koncerti i Kanye West në Tiranë, Edi Rama tregon shifrën milionëshe
Autori: Gazeta inFokus
14:39 | 07 July 2026
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një inspektim në stadiumin “Eagle Stadium”, ku pritet të mbahet koncerti i artistit ndërkombëtar Kanye West. I shoqëruar nga ministri Blendi Gonxhja, Rama ka hedhur poshtë pretendimet se janë dhënë dhjetarë e miliona euro për këtë koncert, ndërsa protestuesit i quajti sorra dhe korba bulevardi.
Kryeministri deklaroi se shteti shqiptar është detyruar të ndërhyjë financiarisht për të siguruar realizimin e koncertit, duke bërë të ditur se janë akorduar 4 milionë euro.
“Ky është një event i organizuar nga grupi privat, partner shqiptarë gjermanë, turq, që kanë marrë përsipër këtë ndërmarrje kolosale. Shteti shqiptar është detyruar të ndërhyjë vetëm dje për të dhënë jo dhjetëra e miliona euro siç thonë sorrat dhe korbat e bulevardit, por 4 milionë që ne të garantojmë që ata mijëra e mijëra njerëz që kanë prerë bileta nga Evropa, Amerika, nga Australia, 80 shtete dhe janë më shumë sesa ata që blenë biletat që erdhën për finalen e Konferencë Ligës.
Ky event nëse do mbetej i pa realizuar do ishte një mundësi më pak për ekonominë e kryeqytetit. Ata mijëra njerëz sjellin një impakt ekonomik të menjëhershëm, por edhe hap pas hapi. Këto janë evente, sepse bota nuk janë budallenj që organizojnë evente të tilla që kërkojnë një shpenzim në fillim, por janë investime. Investime për një Shqipëri tjetër që nuk ndalet dhe nuk kthehet prapa, të hidhen përpjeta ata që nuk duan,” u shpreh Rama.

T� tjera
-
Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se sul*moi bashkëshorten dhe e largoi nga shtëpia
Një person është arrestuar në Vushtrri, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fiz...
-
Vëllai e bën për spital motrën në Ranillug
Një person është arrestuar në Ranillug, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt – sekuestrohen armë, municion dhe 115 gëzhoja në shtëpinë e të dyshuarit
Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi armësh, municioni dhe mjetesh të tj...
-
Dy raste të dhun*ës në familje në Rahovec dhe Gjakovë vetëm për 24 orë
Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të dhunës në familje, të ndodhura...
-
Dy ditë pas vr*asjes së Arlinda Zekajt, i dyshuari Albert Sylaj ende në arrati
Të dielën mbrëma, Arlinda Zekaj dyshohet se u vra me sëpatë nga ish-kunati i ...
-
Bashkëshorti dhe vëllai rrahën një grua në Viti
Një grua në Viti ka përjetuar dhunë fizike nga bashkëshorti dhe vëllai i saj,...
-
Dakaj: Mos u çuditni për papërgjegjësinë institucionale, kur tolerojmë pushtete që shkërdhejnë dinjitetin e çdo individi! Arlinda Zeka është viktimë e kësaj shoqërie
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër pas tragjedisë së Arlinda Zekës, du...
-
Studentët mposhtën Vuçiqin pas 14 vitesh, nisin bisedimet për qeverinë e re në Serbi
Lëvizja studentore në Serbi, e cila shënoi një fitore historike në zgjedhje, ...
-
Protestat hyjnë në ditën e 14-të, Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të martë thirrjet për dialog me stu...
-
Tahiri për Arlinda Zekajn: Të gjithë mekanizmat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar sërish për ...
-
Kontrolli në veturën e 20-vjeçarit çon në ndalimin e tij nga policia në Shtime
Një 20-vjeçar është ndaluar nga Policia e Kosovës në orët e para të së martës...
-
ZKA-ja kishte konstatuar mangësi në efikasitetin e institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka thënë se vrasja e Arlind...


































