Pronari i fabrikës “Graniti” në Suharekë, Bajram Lumi, pritet në Dhomën e Lordëve në Londër
Autori: Gazeta inFokus
13:05 | 07 July 2026
Pronari i fabrikës së mobiljeve “Graniti” në Suharekë, Bajram Lumi, ka zhvilluar një vizitë të rëndësishme në Londër, ku më 1 korrik mori pjesë në një darkë zyrtare në Dhomën e Lordëve.
Vizita në njërin prej institucioneve më prestigjioze të Mbretërisë së Bashkuar u vlerësua si një përvojë e veçantë, e karakterizuar nga mikpritje e lartë, takime me personalitete të rëndësishme dhe një atmosferë bashkëpunimi e respekti të ndërsjellë.
Gjatë darkës zyrtare, e cila zgjati mbi tre orë e gjysmë, të pranishmit patën mundësi të zhvillojnë biseda me anëtarë të Dhomës së Lordëve dhe personalitete të tjera të shquara.
Takimi u zhvillua në një frymë miqësore, duke krijuar hapësirë për shkëmbim idesh dhe forcim të raporteve të bashkëpunimit.
Në kuadër të kësaj vizite, u shpreh mirënjohje e veçantë për organizatorët e ngjarjes, për ftesën, mikpritjen dhe organizimin në nivel të lartë.
Falënderime të posaçme iu drejtuan edhe mikut të kahershëm, Shkëlqesisë së Tij, z. Gerry MacDonagh, për mbështetjen e vazhdueshme, miqësinë e sinqertë dhe kontributin e tij të çmuar. Po ashtu, u falënderua edhe znj. Vlahova për përkushtimin, profesionalizmin dhe mikpritjen e ngrohtë.
Një ditë më pas, më 2 korrik, Bajram Lumi zhvilloi takime edhe në selinë qendrore të HSBC në Canary Wharf, ku u diskutuan mundësi bashkëpunimi, shkëmbim idesh dhe perspektiva të reja për lidhje ekonomike e profesionale.
Falënderime të veçanta iu drejtuan edhe Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Shkëlqesisë së Tij, z. Jonathan Hargreaves, për mbështetjen dhe vlerësimin e tij.
Kjo vizitë u cilësua si një mundësi e rëndësishme për promovimin e bashkëpunimit, miqësisë dhe lidhjeve ndërmjet përfaqësuesve nga Kosova dhe personaliteteve të rëndësishme në Mbretërinë e Bashkuar.


T� tjera
-
“Foto e ditës”, Rama në mesin e figurave kryesore të Kongresit të Manastirit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një foto të veçantë në Ditën e A...
-
“Bërtet kapeni hajnin, por vetë është hajni”, Ukshini godet BE-në për Gjykatën Speciale
Historiani Sylë Ukshini e ka cilësuar si hajdute Bashkimin Evropian. Kjo p...
-
E djathta britanike distancohet nga Trump pasi e quajti Putinin “mik”
Zëvendëslideri i Reform UK e quan udhëheqësin rus “një diktator vrasës”, pasi...
-
Macron paralajmëron për një nivel të ri agresioni të Rusisë në Europë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për një nivel të ri a...
-
Paralajmërohen gjoba për qarkullim jashtë rrugëve të lejuara në Bjeshkët e Nemuna
Inspektorati i Natyrës, në bashkëpunim me rojet e natyrës të Drejtorisë Admin...
-
Arrestohet një person në Gjilan, Prokuroria: Mblodhi afro 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia
Një person me inicialet E.A. është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:00 në Gjila...
-
U mbajt për herë të parë në Kosovë, përmbyllet me sukses “European Defense Tech Hackathon”
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se pas tre ditësh me ak...
-
Imami kosovar kundër lojës virale GTA 6: Është haram!
Imami kosovar, Labinot Maliqi ka kritikuar lojën më virale të momentit, GTA 6...
-
Greva në Belgjikë, nesër pritet të ketë ndërprerje të fluturimeve
Një protestë kombëtare e organizuar nga tri sindikatat kryesore në Belgjikë p...
-
Djali i Dautit e Kadriut bashkë me shokë bëjnë një dedikim të veçantë për Jakup Krasniqin
Djemtë e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë një dedi...
-
Në Llapushnik të Drenasit zbulohen bustet e tri figurave të mëdha kombëtare
Sot në Llapushnik të Drenasit janë zbuluar bustet e Pjetër Bogdanit, Gjergj K...
-
Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit
Qeveria e Kosovës ka përkujtuar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit, duke ...


































