Pakënaqësi e akuza për presion, jep dorëheqje pas 5 vitesh drejtoresha e Nefrologjisë në QKUK: Kanë cenuar pavarësinë time profesionale
Autori: Gazeta inFokus
10:50 | 07 July 2026
Drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK), Mimoza Berbatovci-Ukimeraj, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra pas pesë vitesh në këtë post, duke deklaruar se vendimi vjen si pasojë e mungesës së bashkëpunimit institucional dhe presioneve të vazhdueshme gjatë ushtrimit të detyrës, shkruan Gazeta Infokus.
Përmes një postimi në “Facebook”, bëri të ditur se është përballur me vështirësi në bashkëpunimin me strukturat udhëheqëse të SHSKUK dhe QKUK-së, të cilat, sipas saj, kanë ndikuar në pamundësinë për të ushtruar normalisht përgjegjësitë profesionale.
“Ky vendim vjen pas një periudhe të gjatë përpjekjesh për të ushtruar detyrën me profesionalizëm, integritet dhe transparencë, në rrethana të karakterizuara nga mungesa e bashkëpunimit institucional me strukturat udhëheqëse të SHSKUK-së dhe QKUK-së dhe nga presionet e vazhdueshme që kanë cenuar pavarësinë time profesionale si dhe kanë pamundësuar ushtrimin normal të përgjegjësive që burojnë nga kjo pozitë”, shkroi mes tjerash ajo.
Ajo ka theksuar se dorëheqja nuk duhet të shihet si tërheqje nga përgjegjësia, por si një akt përgjegjësie profesionale dhe personale në rrethana kur, sipas saj, janë krijuar pengesa për ushtrimin normal të detyrës.
Gjatë mandatit të saj, ajo ka listuar disa projekte të realizuara, përfshirë funksionalizimin e qendrës së hemodializës në Rahovec, nisjen e shërbimit në Podujevë, si dhe futjen e matjes së niveleve të barnave imunosupresive për pacientët e transplantuar./Gazeta Infokus/
Postimi i plotë:

T� tjera
-
Nëntori i gjen bashkë, Kurti me Kasamin e Mexhitin diskutojnë projektet e përbashkëta
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka mirëpritur në takim kryeministrin e Koso...
-
“Foto e ditës”, Rama në mesin e figurave kryesore të Kongresit të Manastirit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një foto të veçantë në Ditën e A...
-
“Bërtet kapeni hajnin, por vetë është hajni”, Ukshini godet BE-në për Gjykatën Speciale
Historiani Sylë Ukshini e ka cilësuar si hajdute Bashkimin Evropian. Kjo p...
-
E djathta britanike distancohet nga Trump pasi e quajti Putinin “mik”
Zëvendëslideri i Reform UK e quan udhëheqësin rus “një diktator vrasës”, pasi...
-
Macron paralajmëron për një nivel të ri agresioni të Rusisë në Europë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për një nivel të ri a...
-
Paralajmërohen gjoba për qarkullim jashtë rrugëve të lejuara në Bjeshkët e Nemuna
Inspektorati i Natyrës, në bashkëpunim me rojet e natyrës të Drejtorisë Admin...
-
Arrestohet një person në Gjilan, Prokuroria: Mblodhi afro 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia
Një person me inicialet E.A. është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:00 në Gjila...
-
U mbajt për herë të parë në Kosovë, përmbyllet me sukses “European Defense Tech Hackathon”
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se pas tre ditësh me ak...
-
Imami kosovar kundër lojës virale GTA 6: Është haram!
Imami kosovar, Labinot Maliqi ka kritikuar lojën më virale të momentit, GTA 6...
-
Greva në Belgjikë, nesër pritet të ketë ndërprerje të fluturimeve
Një protestë kombëtare e organizuar nga tri sindikatat kryesore në Belgjikë p...
-
Djali i Dautit e Kadriut bashkë me shokë bëjnë një dedikim të veçantë për Jakup Krasniqin
Djemtë e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë një dedi...
-
Në Llapushnik të Drenasit zbulohen bustet e tri figurave të mëdha kombëtare
Sot në Llapushnik të Drenasit janë zbuluar bustet e Pjetër Bogdanit, Gjergj K...

































