Supremja ende në shqyrtim të ankesave për zgjedhjet, KQZ në pritje për certifikim
Autori: Gazeta inFokus
09:00 | 07 July 2026
Supremja ende në shqyrtim të ankesave për zgjedhjet, KQZ në pritje për certifikim
Gjykata Supreme ka edhe dy ditë afat ligjor për të vendosur lidhur me pesë ankesat e paraqitura nga subjektet politike dhe kandidatët që kundërshtojnë rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit.
Nga kjo gjykatë kanë bërë të ditur se ankesat janë ende në shqyrtim dhe se vendimet do të merren brenda afatit të paraparë me ligj.
“Ju njoftojmë se ankesat administrative të paraqitura në Gjykatë Supreme, kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa-PZAP, janë duke u shqyrtuar. Vendimet do të merren Brenda afatit ligjor prej pesë ditësh, nga data e pranimit të ankesave”, thuhet në përgjigje.
Në pritje të këtyre vendimeve është edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar për RTK se nëse vendimet e Gjykatës Supreme nuk përmbajnë obligime për KQZ-në, atëherë institucioni do të procedojë menjëherë me certifikimin e rezultateve përfundimtare. Në të kundërtën, fillimisht do të zbatohen obligimet e përcaktuara nga Gjykata, e më pas do të bëhet certifikimi.
Monitoruesit e procesit zgjedhor vlerësojnë se me përfundimin e shqyrtimit të ankesave në Gjykatën Supreme përmbyllet edhe faza e mjeteve juridike, duke i hapur rrugë certifikimit të rezultateve. Pas këtij momenti, as subjektet politike dhe as kandidatët nuk kanë më të drejtë të paraqesin ankesa lidhur me rezultatin zgjedhor.
“Kemi interpretime dhe vendime të gjykatës kushtetuese të Kosovës, të cilat e kanë bërë të qartë që afati 30 ditor për konstituimin e Kuvendit duhet të filloj të llogaritet nga dita e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe pres që deputetët e Kuvendit të Kosovës, në momentin që certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të mblidhen dhe rrjedhimisht ta konstituojnë sa më shpejt Kuvendin e Kosovës sepse ky afati 30 ditor i obligon jo vetëm që të caktohet seanca por edhe të përfundohet seanca brenda këtij afati”, tha Vullnet Bugaqku, Instituti Demokratik i Kosovës.
Sipas Bugaqkut, mbetet ende e paqartë se çfarë pasojash juridike do të kishte mosrespektimi i këtij afati, pasi as Kushtetuta dhe as Rregullorja e Punës së Kuvendit nuk e saktësojnë këtë çështje.
Aktualisht, në Gjykatën Supreme janë në shqyrtim ankesat e Listës Serbe, Partisë së Re Demokratike si dhe të dy kandidatëve të PDK-së për deputetë, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu.

T� tjera
-
Nëntori i gjen bashkë, Kurti me Kasamin e Mexhitin diskutojnë projektet e përbashkëta
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka mirëpritur në takim kryeministrin e Koso...
-
“Foto e ditës”, Rama në mesin e figurave kryesore të Kongresit të Manastirit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një foto të veçantë në Ditën e A...
-
“Bërtet kapeni hajnin, por vetë është hajni”, Ukshini godet BE-në për Gjykatën Speciale
Historiani Sylë Ukshini e ka cilësuar si hajdute Bashkimin Evropian. Kjo p...
-
E djathta britanike distancohet nga Trump pasi e quajti Putinin “mik”
Zëvendëslideri i Reform UK e quan udhëheqësin rus “një diktator vrasës”, pasi...
-
Macron paralajmëron për një nivel të ri agresioni të Rusisë në Europë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për një nivel të ri a...
-
Paralajmërohen gjoba për qarkullim jashtë rrugëve të lejuara në Bjeshkët e Nemuna
Inspektorati i Natyrës, në bashkëpunim me rojet e natyrës të Drejtorisë Admin...
-
Arrestohet një person në Gjilan, Prokuroria: Mblodhi afro 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia
Një person me inicialet E.A. është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:00 në Gjila...
-
U mbajt për herë të parë në Kosovë, përmbyllet me sukses “European Defense Tech Hackathon”
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se pas tre ditësh me ak...
-
Imami kosovar kundër lojës virale GTA 6: Është haram!
Imami kosovar, Labinot Maliqi ka kritikuar lojën më virale të momentit, GTA 6...
-
Greva në Belgjikë, nesër pritet të ketë ndërprerje të fluturimeve
Një protestë kombëtare e organizuar nga tri sindikatat kryesore në Belgjikë p...
-
Djali i Dautit e Kadriut bashkë me shokë bëjnë një dedikim të veçantë për Jakup Krasniqin
Djemtë e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë një dedi...
-
Në Llapushnik të Drenasit zbulohen bustet e tri figurave të mëdha kombëtare
Sot në Llapushnik të Drenasit janë zbuluar bustet e Pjetër Bogdanit, Gjergj K...

































