Lajme

Vrâsja e trefishtë në Gllogjan, flasin fëmijët që ishin në autobus – të akuzuarit mohojnë fajësinë

Autori: Gazeta inFokus 21:09 | 06 July 2026

Blendi Mustafaj dhe Ermelinda Osmanaj, në nëntorin e vitit 2021, po udhëtonin me bashkëmoshatar, nga shkolla për në shtëpi me autobus

Mirëpo, në fshatin Gllogjan të Deçanit, ata u përballën me një sulm të armatosur.

Dy nxënës të mitur, dhe shoferi i autobusit mbetën të vdekur.

-Advertisement-

Për ngjarjen tragjike të rreth pesë viteve më parë, Mustafaj dhe Osmanaj kërkuan sot drejtësi në gjykatë.

Të akuzuar për këtë vrasje të trefishtë, janë Halil Mehmetaj me dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kreshnikun.

Të tre anëtarët e familjes Mehmetaj, dhanë sot fjalët e tyre përfundimtare, në gjykimin që ka prekur fundin.

I akuzuari kryesor, Kastriot Mehmetaj mohoi sërish përfshirjen.

Për avokaten e Mehmetajt, Kosovare Kelmendi, Prokuroria ka dështuar në këtë rast.

Lirimin e kërkoi edhe Kreshnik Mehmetaj, i cili gjithashtu mohoi se ka ndonjë lidhje me krimin.

Në mbrojtje të tij, më gjerësisht foli avokatja Nushe Kuka Mekaj.

Babai i dy të akuzuarve, Halil Mehmetaj, sipas Prokurorisë është njeriu që e orkestroi gjithë vrasjen. Mirëpo, ndërlidhjen e familjes së tij me rastin, i akuzuari e konsideron të pabazuar.

Sipas avokatit të tij, Prokuroria bie në kundërshtim me veten në aktakuzë, kur e ndërlidhë atë me shtytje në vrasje.

Me avokatin Latifaj, nuk pajtohet mbrojtësi i familjes së shoferit të autobusit i cili mbeti i vrarë.

Avokati Arianit Koci deklaroi se përgjatë gjykimit u vërtetua e gjithë aktakuza e prokurorisë.

Drejtësi në seancën e sotme, kërkoi edhe bashkëshortja e të ndjerit.

E Prokuroria në fjalën përfundimtare të dhënë disa javë më parë, kërkoi burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit.

Aktgjykimin Gjykata Themelore e Pejës do ta shpallë gjatë ditëve në vijim.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy