Lajme

Aksioni i Policisë në Gjakovë, tre persona përfundojnë në burg

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 06 July 2026

 Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona të kërkuar me urdhër të gjykatës në rajonin e Gjakovës, të cilët më pas janë dërguar në vuajtje të dënimit për vepra të ndryshme penale, përfshirë tentativën për vrasje të rëndë, kanosjen, armëmbajtjen pa leje dhe vjedhjen e rëndë.

Sipas Policisë, arrestimet janë realizuar nga Njësia për Ndërlidhje me Gjykatat në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykatat kompetente.

Njëri nga të arrestuarit, M.Gj., është dërguar për vuajtjen e një dënimi prej katër vjet e tre muaj burgim, ku përfshihet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Ai ishte dënuar për veprën penale “shtytje e mbetur në tentativë në kryerjen e vrasjes së rëndë”.

-Advertisement-

Ndërkohë, D.K. do të vuajë dënim me burg në kohëzgjatje prej 95 ditësh për veprat penale “kanosja” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Po ashtu, A.G. është dërguar në burg për një vit, pasi ishte dënuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Policia ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhër-arresteve të lëshuara nga gjykatat, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike./Gazeta Infokus/

 

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy