Lajme

Disa zona të Mitrovicës pritet të mbesin pa ujë

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 06 July 2026

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar, se janë duke u realizuar punime në mirëmbajtjen e ujësjellësit dhe kanalizimit.

“Punimet janë duke u realizuar në rrjetin e ujësjellësit në këto zona: Rr. “Dëshmorët e Kombit”, Rr. “Bislim Bajgora”, Rr. “Kuvendi i Lezhës”, Rr. “Hetem Voca”, Rr. “Ahmet Selaci”, Fshati Tunel i Parë, Fshati Stan Tërg”, thuhet në njoftim.

“Ndërsa, punimet në rrjetin e kanalizimit në keto zona: Rr. “Selaniku”, Rr. “Josip Rela”, Rr. “Bislim Bajgora”, Rr. “Faruk Spahiu.

-Advertisement-

“Gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht. Pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit”.

“Në rast se uji është i turbullt, ju lutemi ta lini rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht”, thuhet tujet në në postimin e KRU Mitrovica.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy