Vuçiq: Radoiçiqi nuk është kriminel, Vesellinoviqin nuk duhet ta ruajnë pjesëtarët e Xhandarmërisë
Autori: Gazeta inFokus
21:48 | 29 June 2026
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të hënën se Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 2023 dhe për të cilin është lëshuar një njoftim i kuq nga Interpol-i, nuk po ndiqet penalisht për ndonjë krim.
Vuçiq, në një konferencë për media në Beograd, i pyetur nëse Radoiçiqi po ruhet nga një pjesëtar aktiv i Xhandarmërisë serbe, pavarësisht deklaratës së tij të fundit se pjesëtarët e Policisë së Serbisë nuk duhet të ruajnë persona privatë, tha se ai nuk ka të dhëna të tilla.
“S’keni thënë pse Millan Radoiçiq është në njoftim të kuq. Nuk është për shkak të krimit, por për shkak të Kosovës”, tha Vuçiq në konferencën për media në të cilën njoftoi masa për përmirësimin e standardit të jetesës.
Për Radoiçiqin është lëshuar edhe një fletarrestim ndërkombëtar nga Interpol-i, me kërkesë të Kosovës, përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).
Ndërsa Bashkimi Evropian shpreh pritshmërinë që autoritetet në Serbi të arrestojnë dhe të ndjekin penalisht përgjegjësit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, në veri të Kosovës, Radoiçiq në Serbi është i lirë dhe ka vendbanim të regjistruar në Beograd. Kundër tij në Serbi nuk është ngritur aktakuzë, edhe pse ai ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në të cilin u vra një polic i Kosovës. Gjatë këmbimit të zjarrit që pasoi u vranë edhe tre sulmues serbë.
Vuçiq nuk i mohoi të dhënat jozyrtare, të cilat i ka publikuar televizioni N1, se Radoiçiqi dhe ish-partneri i tij i biznesit Zvonko Vesellinoviq, i cili në publik paraqitet si biznesmen nga veriu i Kosovës, po mbrohen nga një pjesëtar i Xhandarmërisë serbe, që është njësi speciale e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
Në përgjigje të kësaj pyetjeje, Vuçiq tha se pjesëtarë të Xhandarmërisë nuk duhet ta ruajnë Vesellinoviqin.
“Duhet të më thoni pse është ndjekur penalisht zoti Vesellinoviq ose jo, por nëse më pyesni nëse duhet që persona aktivë nga Xhandarmëria t’i jenë në shërbim të sigurisë, unë do të sigurohem dhe do të bëj gjithçka që kjo të mos jetë rasti. Nuk mund të bësh as dy punë njëkohësisht”, tha Vuçiq.
Zvonko Vesellinoviq është ish-partner biznesi i Millan Radoiçiqit. Të dy janë nën sanksione të Shteteve të Bashkuara prej më shumë se katër vjetësh, për akuza që lidhen me krim të organizuar dhe korrupsion.
Vuçiq në maj kishte paralajmëruar një ligj me të cilin do të largoheshin nga shërbimi të gjithë policët që “ruajnë pasanikë ose kriminelë”, pas arrestimit të shefit të policisë së Beogradit, Vesellin Milliq, nën dyshimin se kishte fshehur një vepër penale në rastin e një të shtëne në një restorant në Beograd, ku u vra një burrë i lidhur me një nga grupet kriminale të Beogradit.
Gjykata e Lartë në Beograd në qershor ia zgjati paraburgimin Milliqit edhe për 30 ditë.
Prokuroria njoftoi se ka hedhur poshtë një pjesë të kallëzimit penal kundër Milliqit që lidhej me ndihmën ndaj kryerësit të vrasjes, për shkak të, siç u tha, mungesës së provave.

T� tjera
-
Haxhiu takohet me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, diskutojnë për avancimin e Kosovës drejt BE-së
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefen e re të Zyrës Nd...
-
Sekuestrohen rreth 118 gramë marihuanë në Mitrovicë, Sveçla: Lufta kundër narkotikëve vazhdon pa kompromis
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në një ope...
-
Polici harron armën zyrtare në një pompë derivatesh në Shkabaj, një qytetar ia merr atë
Një zyrtar policor ka raportuar se e kishte harruar armën zyrtare në një pomp...
-
Osmani: Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së, të njollosen edhe ata që u vranë
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me etiketimet ndaj...
-
Raportohet një rast i rrëmbimit në Mitrovicë, policia nis hetimet
Një femër ka raportuar në Polici një rast të dyshuar të rrëmbimit në Mitrovic...
-
Sigurimi invalidor në Zvicër rrezikon të mbetet pa mjete financiare
Sigurimi invalidor (IV) në Zvicër po përballet me vështirësi të mëdha financi...
-
Vidhen mbi 275 mijë euro nga një lokal në Prishtinë, Policia jep detajet
Persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur 275 mijë e 300 euro n...
-
Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes Arlinda Zekaj
Sot, më 24 nëntor, në Gjykatën Themelore në Pejë pritet të mbahet seanca e sh...
-
Mbi 50 aksidente rrugore brenda 24 orëve
Gjatë 24-të orëve të fundit në vendin tonë janë shkaktuar 60 aksidente trafik...
-
FSK jep detaje për lëndimin e ushtarit gjatë stërvitjes: Gjendja e tij është stabile
Forca e Sigurisë së Kosovës ka reaguar lidhur me rastin e djeshëm, ku një pje...
-
Nënë e bijë përfundojnë në polici pas një konflikti në Prishtinë
Një nënë dhe vajza e saj janë shoqëruar në stacion policor në Prishtinë, pas ...
-
Polici harron armën zyrtare në pompën e derivateve në Shkabaj, një person e merr atë
Një zyrtar policor ka raportuar se e kishte harruar armën e tij zyrtare në nj...


































