Lajme

“Qyteti shqiptar që lindi nga dashuria dhe u shua nga urrejtja”

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 29 June 2026

E vendosur mbi kodrat që mbizotërojnë luginën e Drinos, Antigonea është një nga qytetet më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë, duke ruajtur prej më shumë se dy mijë vitesh gjurmët e një qytetërimi të lashtë me vlera të jashtëzakonshme historike dhe kulturore.

E themeluar në shekullin III para Krishtit nga mbreti Pirro i Epirit, qyteti mbart dëshmi të rëndësishme të jetës, arkitekturës dhe organizimit urban të kohës antike.

Sot, Parku Arkeologjik i Antigonesë përfaqëson një pasuri të çmuar të trashëgimisë kulturore shqiptare. Ky park arkeologjik mbetet një simbol i rëndësishëm i historisë, kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar. /tvklan.al

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy