Lajme

Policia qëlloi “Mercedesin” me të cilin po iknin: Si u kapën autorët e sulmit në Gjermani?

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 29 June 2026

Në një veturë të tipit “Mercedes”, policia arrestoi dy të dyshuarit për sulmin në Stade të Gjermanisë ku mbetën të vrarë pesë persona, pasi e detyroi automjetin të ndalonte duke qëlluar mbi gomë.

Ndërkohë, në institucionin e ndihmës për të rinjtë, pranë stacionit të policisë në Stade, aty ku ndodhi edhe rasti tragjik, siç raporton Bild, kanë mbërritur edhe shumë këshilltarë shpirtërorë.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje të përgjakshme mbeten ende plotësisht të paqarta, ndërsa sipas policisë, aktualisht nuk ka asnjë rrezik për popullsinë, transmeton Klankosova.tv.

Këshilltari i bashkisë, Carsten Brokelmann, deklaroi në emër të administratës së qytetit: “Falënderoj punonjësit dhe punonjëset e policisë për angazhimin e tyre në këtë situatë të paqartë.”

-Advertisement-

Njëkohësisht, ai shprehu “ngushëllimet më të thella për viktimat e kësaj ngjarjeje të tmerrshme dhe për familjarët e tyre të mbetur pas”.

Për motivet e krimit, ai tha se për momentin nuk mund të thuhet ende asgjë. Megjithatë, ai shprehu besimin se ato do të sqarohen së shpejti.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy