Lajme

Burim Ramadani ngre dyshime për faturat e Tatimit në Pronë: Qytetarëve po u shfaqen borxhe të pashpjegueshme

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 29 June 2026

Zyrtari i AAK-së, Burim Ramadani, ka ngritur shqetësime lidhur me faturat e Tatimit në Pronë, duke pretenduar se qytetarëve po u shfaqen borxhe të pashpjegueshme, pavarësisht se kanë kryer pagesat e tyre.

Përmes një reagimi publik, Ramadani ka publikuar një rast konkret, për të cilin thotë se ngre pikëpyetje serioze dhe kërkon sqarime nga Ministria e Financave dhe organet përgjegjëse.

Sipas tij, më 22 prill 2026 një qytetar ka pranuar faturën e Tatimit në Pronë në vlerë prej 97.69 euro, me borxh zero euro. Në faturë, tatimi ishte ndarë në dy këste, ndërsa totali i tatimit të vlerësuar për vitin 2026 figuronte 104.18 euro.

-Advertisement-

Ramadani thotë se pasi qytetari ka paguar këstin e parë, më 29 qershor 2026 ka pranuar një faturë të re për të njëjtën pronë dhe të njëjtin numër tatimpaguesi.

Sipas dokumenteve të publikuara prej tij, në faturën e dytë figuron një borxh prej 161.36 eurosh, ndërsa shuma totale arrin në 265.54 euro.

“Ajo që e bën rastin edhe më të çuditshëm është se në të dy faturat figuron i njëjti tatim i vlerësuar për vitin 2026 – 104.18 euro”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka ngritur dyshime për mënyrën se si po llogariten detyrimet tatimore, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar, pasi sipas tij ka ankesa të shumta nga qytetarët.

“Kjo që po ndodh nuk ka kurrfarë arsyetimi. Sidoqoftë, qytetari po dëmtohet rëndë”, ka deklaruar Ramadani, duke kërkuar reagim dhe sqarime nga institucionet përgjegjëse.

Ai ka bërë të ditur se të dhënat personale në dokumentet e publikuara janë mbuluar për arsye privatësie./GazetaInfokus

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy