Lajme

Mediat serbe propagandojnë me një fotografi nga Vidovdani: Videoja tregon policin e Kosovës duke qetësuar një fëmijë serb

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 29 June 2026

Ish-gazetari dhe eksperti i çështjeve kibernetike, Halil Berisha, ka reaguar ndaj publikimit të një fotografie që po qarkullon në rrjete sociale dhe media serbe, për të cilën pretendon se po përdoret në kuadër të një fushate propagandistike kundër Kosovës.

Sipas Berishës, fotografia po paraqitet nga grupe ekstremiste serbe si dëshmi e pretenduar e keqtrajtimit të pjesëmarrësve gjatë manifestimit të Vidovdanit nga Policia e Kosovës. Megjithatë, ai thotë se videoja nga e njëjta ngjarje tregon një realitet krejt tjetër.

“Në vend të keqtrajtimit, në video shihet një zyrtar i Policisë së Kosovës duke u përpjekur ta qetësojë një fëmijë serb”, ka shkruar Berisha.

-Advertisement-

Ai vlerëson se përpjekjet për ta paraqitur Kosovën në dritë negative janë intensifikuar pas, siç thotë ai, dështimit të përpjekjeve për të krijuar tensione gjatë manifestimit të Vidovdanit.

Berisha përmend edhe vizitën e disa studentëve serbë në Kosovë, të cilët pas kthimit në Serbi deklaruan se serbët në Kosovë jetojnë të qetë dhe se presioni kryesor ndaj tyre vjen nga Beogradi.

Sipas tij, këto deklarata kanë dëmtuar narrativën që Serbia përpiqet të promovojë ndër vite, duke shtyrë qarqe të caktuara të intensifikojnë fushatat propagandistike përmes fotografive dhe pamjeve të nxjerra jashtë kontekstit.

“Institucionet tona të sigurisë kanë treguar profesionalizëm dhe kujdes në menaxhimin e situatave të tilla, ndërsa propaganda serbe po e ka gjithnjë e më të vështirë të bindë publikun për pretendimet e saj”, ka theksuar Berisha.

Postimi i plotë:

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy