Psikologia: “Duket banale kur thonë që nuk kanë kohë për fëmijën”
Autori: Gazeta inFokus
12:07 | 28 June 2026
Psikologia klinike Atifete Syla, e ftuar në emisionin “Doktor Plus”, të moderuar nga Arjeta Osmani, ka folur për rolin vendimtar që ka familja në formimin e personalitetit të fëmijës, duke theksuar se edukimi dhe zhvillimi emocional nisin shumë më herët sesa periudha e shkollimit.
Sipas Sylës, shkolla luan një rol të rëndësishëm në arsimimin e fëmijës, por ndikimi më i madh në formimin e personalitetit vjen nga familja dhe kujdestarët gjatë viteve të para të jetës.
“Shkolla e arsimon fëmijën, por edukimi dhe formimi i personalitetit fillojnë në fazat e hershme të fëmijërisë. Familja është ajo që mban përgjegjësinë më të madhe. Patjetër që rrethi dhe shkolla kanë ndikim, por jo aq sa familja”, tha ajo.
Psikologia theksoi se deri në moshën shtatë ose tetëvjeçare vendosen bazat e personalitetit të individit, periudhë në të cilën fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të kohës me prindërit ose kujdestarët e tyre.
“Në këtë moshë formohet baza e asaj që individi do të jetë nesër. Lidhja e prindërve me fëmijën dhe mënyra e atashimit janë themeli kryesor i zhvillimit të tij”, u shpreh Syla.
Ajo foli edhe për ankesat e shpeshta të prindërve se nuk kanë kohë të mjaftueshme për fëmijët, duke e cilësuar këtë si një arsyetim të papranueshëm.
“Prindërit shpesh ankohen se nuk kanë kohë për fëmijët. Në fakt, ne gjejmë kohë për gjërat që i duam. Sidomos për fëmijët duhet të ketë kohë, prandaj kjo nuk është arsye”, tha psikologia klinike Atifete Syla.

T� tjera
-
Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret sistemin e pagesave të shpejta TIPS-K
Oda Ekonomike e Kosovës ka mirëpritur fillimin e zbatimit gradual të Sistemit...
-
Vita kundërshton rezultatet e AUV-it: Analizat në Bullgari tregojnë se aflatoksina në qumësht është nën kufirin e lejuar
Qumështorja “Vita” ka reaguar lidhur me rezultatet e publikuara nga Agjencia ...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, arrestohen vjehrra dhe kunati nën dyshimin për shtytje në vrasje!
Zhvillime të fuqishme në hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Në mes...
-
Abdixhiku: Ju kam thënë, mos i dëgjoni sulmet ndaj LDK-së dhe deklaratat për vrasjet politike nuk ndalen
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ...
-
OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vra*në nga partnerët ose familjarët më 2025
Rreth 47 mijë gra dhe vajza në mbarë botën u vranë nga partnerët e tyre ose a...
-
Forcohen lidhjet ushtarake mes Kosovës dhe Shqipërisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim J...
-
Fermerët vendorë i “shkel” importi – 50 milion kilogram qumësht e produkte të tij erdhën në Kosovë vetëm brenda këtij viti – ndikim pati edhe një vendim i Armend Mujës
Miliona kilogram qumësht e produkte të tij po importohen në Kosovë derisa pro...
-
“Ne të duam mami”, dy djemtë e Liridona Ademaj kërkuan që bluza me emrat e tyre të vendosej mbi varrin e saj
Leutrim Syla, avokat i familjes së Liridona e Ademajt ka reaguar pasi Gjykata...
-
“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”
Deputeti i Lidhje Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar lidhur m...
-
Presidentja Shiroka-Pula viziton FSK-në
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka zhvilluar sot vizitën e saj t...
-
“Dita e Forcës”, FSK-ja hap dyert për qytetarët më 27 nëntor
Forca e Sigurisë së Kosovës do të organizojë më 27 nëntor aktivitetin tradici...
-
Haxhiu takohet me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, diskutojnë për avancimin e Kosovës drejt BE-së
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefen e re të Zyrës Nd...


































