Fokus

Psikologia Syla: Problemet psikologjike po shfaqen vonë dhe po ndikojnë rëndë në jetën e përditshme

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 27 June 2026

Psikologia klinike Atifete Syla, e ftuar në emisionin “Doktor Plus”, të moderuar nga Arjeta Osmani, tha se një nga sfidat më të mëdha është se problemet e shëndetit mendor shpesh shfaqen ose trajtohen shumë vonë, në një fazë kur tashmë kanë shkaktuar pasoja të mëdha në jetën e përditshme të individit, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas saj, kur simptomat përparojnë, personi e ka të vështirë të funksionojë normalisht, nuk mund të vazhdojë punën, të merret me aktivitete të zakonshme dhe shpesh izolohet në shtëpi.
Në shumë raste, njerëzit detyrohen të kërkojnë ndihmë nga profesionistët e shëndetit mendor vetëm pasi gjendja është përkeqësuar ndjeshëm.

Duke folur për faktorët që ndikojnë në shëndetin mendor në Kosovë, Syla theksoi se dinamika e jetës në vend ka disa veçori, por shumë prej sfidave janë të pranishme edhe në vende të tjera.
Ajo përmendi konfliktin mes gjeneratave dhe konfliktet e pazgjidhura familjare si disa nga faktorët që ndikojnë në mirëqenien psikologjike.

-Advertisement-

Psikologia shtoi se shumë prindër kanë përjetuar luftën, janë rritur në rrethana të vështira dhe një pjesë e tyre vazhdojnë të vuajnë nga stresi post-traumatik. Sipas saj, kësaj i shtohen edhe sfida të tjera të mëdha, përfshirë ndikimin e teknologjisë dhe mënyrën e gabuar të përdorimit të saj, një fenomen që nuk prek vetëm Kosovën, por edhe shumë vende të tjera.

Më poshtë ndiqni videon e plotë:

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy