Bajrami në mbrojtje të Janina Ymerit: Vetëvendosje po e sulmon sepse denoncoi “mafinë energjetike”
Autori: Gazeta inFokus
18:17 | 26 June 2026
Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka dalë në mbrojtje të bashkëpartiakes Janina Ymeri, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e sulmon për shkak të angazhimit të saj në denoncimin e asaj që e quan “mafi energjetike”, shkruan Gazeta Infokus.
Përmes një postimi “Facebook”, Bajrami tha se Ymeri ishte ndër zërat e parë që ngriti dyshime serioze për zhvillimet në sektorin e energjisë dhe kërkoi hetime e transparencë.
Sipas saj, Ymeri ka dërguar kërkesa për hetim në Agjencinë për Bashkëpunimin e Rregullatorëve të Energjisë (ACER), në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë në Vjenë, si dhe në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ku, siç tha Bajrami, të dyja janë thirrur për të dëshmuar.
“Janina ka bërë atë që duhet ta bëjë çdo deputet e qytetar aktiv: ka kërkuar sqarime, ka kërkuar hetime dhe ka insistuar në transparencë. Ka dërguar kërkesë për hetim në ACER, në selinë qendrore në Lubjanë. Ka dërguar kërkesë për hetim edhe në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë në Vjenë. Po ashtu, ka dorëzuar kërkesë për hetim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ku edhe ajo edhe unë jemi thirrur të dëshmojmë”, ka shkruar Bajrami.
Bajrami pretendon se sulmet ndaj Ymerit lidhen me një pyetje që ajo i kishte drejtuar Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me ofertën për gazin amerikan për Kosovën, duke shtuar se kjo po paraqitet padrejtësisht si veprim “antikombëtar”
“Antikombëtare nuk është të pyesësh për alternativa energjetike. Antikombëtare është të heshtësh para mafisë energjetike dhe përballë shantazhit që kompania e Vuk Hamoviqit u bën institucioneve tona”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka akuzuar gjithashtu se gjatë mandatit të qeverisë janë importuar mbi një miliard euro energji elektrike, ndërsa ka kritikuar edhe, sipas saj, heshtjen ndaj personave që lidhen me kompaninë GEN-I.
Në fund të reagimit, deputetja e LDK-së tha se Janina Ymeri nuk do të heshtet me, siç i quajti ajo, propagandë, linçime dhe montime deklaratash, duke shtuar se “e vërteta do të përballet me fakte, dëshmi dhe përgjegjësi”./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

T� tjera
-
“Nuk do të përfundojë këtu”, paralajmërohen arrestime tjera në rastin e vrasjes së Arlindës
Hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë ...
-
Specialja i reklamon kushtet që i “gëzojnë” krerët e UÇK’së të dënuar në Hagë
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka re...
-
Prokuroria e konfirmon ndalimin e katër personave për vrasjen e Arlinda Zekajt: Dy dyshohen për vrasje, dy tjerë dyshohen se ndihmuan
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin edhe të katër pers...
-
Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka paralajmëruar se do ta apelojë ven...
-
Zbulohen katër emrat e të arrestuarve të tjerë në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt
Ish vjehrra Nurije Sylaj dhe Driton Sylaj, ish-kunati i të ndjerës Arlinda Ze...
-
Nën përcjelljen e Njësisë Speciale, Jeton Sylaj dërgohet në Gjykatën e Pejës
Ish-burri i Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, para pak minutash është dërguar në G...
-
Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret sistemin e pagesave të shpejta TIPS-K
Oda Ekonomike e Kosovës ka mirëpritur fillimin e zbatimit gradual të Sistemit...
-
Vita kundërshton rezultatet e AUV-it: Analizat në Bullgari tregojnë se aflatoksina në qumësht është nën kufirin e lejuar
Qumështorja “Vita” ka reaguar lidhur me rezultatet e publikuara nga Agjencia ...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, arrestohen vjehrra dhe kunati nën dyshimin për shtytje në vrasje!
Zhvillime të fuqishme në hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Në mes...
-
Abdixhiku: Ju kam thënë, mos i dëgjoni sulmet ndaj LDK-së dhe deklaratat për vrasjet politike nuk ndalen
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ...
-
OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vra*në nga partnerët ose familjarët më 2025
Rreth 47 mijë gra dhe vajza në mbarë botën u vranë nga partnerët e tyre ose a...
-
Forcohen lidhjet ushtarake mes Kosovës dhe Shqipërisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim J...




































