Protestë para Gjykatës në Lipjan, kërkohet lirimi i veteranit Bekim Meta
Autori: Gazeta inFokus
16:05 | 26 June 2026
Një protestë u mbajt sot para Gjykatës në Lipjan, ku qytetarë dhe bashkëluftëtarë të veteranit dhe invalidit të luftës së UÇK-së, Bekim Meta, kërkuan lirimin e tij pas arrestimit lidhur me incidentin e ndodhur më 24 qershor.
Ngjarja, e cila ndodhi të mërkurën mbrëma në Lipjan, përfundoi me 11 persona të lënduar që morën trajtim mjekësor. Sipas Policisë së Kosovës, 15 persona janë arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit, 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje.
Në mesin e të arrestuarve ndodhet edhe ish-ushtari i UÇK-së, veterani dhe invalidi i luftës Bekim Meta, për lirimin e të cilit u organizua protesta e së premtes para gjykatës.
Njëri nga organizatorët e protestës, njëherësh bashkëluftëtar i Bekim Metës, deklaroi se veterani është sulmuar nga persona të cilët, sipas tij, kanë qenë paramilitarë dhe se sulmi ka ndodhur në shtëpinë e tij.
“Qëllimi ynë është të lirohet çlirimtari që u sulmua nga njerëz të veshur me uniformë. Kanë qenë paramilitarë, kanë vra, dhunu e shkatërru. Ka fakte të mjaftueshme dhe asgjë më shumë nuk duam. Prandaj, i bëjmë ftesë drejtësisë që të merret mirë me fakte dhe të na liron invalidin e luftës. Bekim Meta i ka tri predha në kokë”, u shpreh ai.
Ai shtoi se, sipas tyre, është e papranueshme që pas 26 vjetësh veterani të sulmohet në shtëpinë e tij.
“Me ardh pas 26 vjetësh, me e sulmu në shtëpi të veten, është shumë e rëndë për neve dhe shumë e rëndë për ushtarët e UÇK-së. Ne nuk jemi duke e pengu askënd, nuk jemi tu shku me sulmu askënd, ata kanë ardh në vendin tonë. Kjo është e patolerueshme. Sipas dëshmitarëve, nuk ka të bëjë me prona. Kjo është një propagandë e tyre”, deklaroi ai.
Protestuesit e përmbyllën tubimin me thirrjen: “Liri për çlirimtarët, kriminelët në burg.”
Ndërkohë, në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës thuhet se incidenti kishte të bënte me një mosmarrëveshje rreth një prone.
“Janë arrestuar 15 persona pasi që dyshohet se, të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një prone, janë rrahur mes vete. Lëndime trupore kanë pësuar 11 persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, 10 nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhej në njoftimin e policisë.

T� tjera
-
“Nuk do të përfundojë këtu”, paralajmërohen arrestime tjera në rastin e vrasjes së Arlindës
Hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë ...
-
Specialja i reklamon kushtet që i “gëzojnë” krerët e UÇK’së të dënuar në Hagë
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka re...
-
Prokuroria e konfirmon ndalimin e katër personave për vrasjen e Arlinda Zekajt: Dy dyshohen për vrasje, dy tjerë dyshohen se ndihmuan
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin edhe të katër pers...
-
Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka paralajmëruar se do ta apelojë ven...
-
Zbulohen katër emrat e të arrestuarve të tjerë në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt
Ish vjehrra Nurije Sylaj dhe Driton Sylaj, ish-kunati i të ndjerës Arlinda Ze...
-
Nën përcjelljen e Njësisë Speciale, Jeton Sylaj dërgohet në Gjykatën e Pejës
Ish-burri i Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, para pak minutash është dërguar në G...
-
Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret sistemin e pagesave të shpejta TIPS-K
Oda Ekonomike e Kosovës ka mirëpritur fillimin e zbatimit gradual të Sistemit...
-
Vita kundërshton rezultatet e AUV-it: Analizat në Bullgari tregojnë se aflatoksina në qumësht është nën kufirin e lejuar
Qumështorja “Vita” ka reaguar lidhur me rezultatet e publikuara nga Agjencia ...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, arrestohen vjehrra dhe kunati nën dyshimin për shtytje në vrasje!
Zhvillime të fuqishme në hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Në mes...
-
Abdixhiku: Ju kam thënë, mos i dëgjoni sulmet ndaj LDK-së dhe deklaratat për vrasjet politike nuk ndalen
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ...
-
OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vra*në nga partnerët ose familjarët më 2025
Rreth 47 mijë gra dhe vajza në mbarë botën u vranë nga partnerët e tyre ose a...
-
Forcohen lidhjet ushtarake mes Kosovës dhe Shqipërisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim J...


































