Lajme

Alban Kastrati: Dikur artistët as nuk e dinin ku ishte Kosova, sot Sunny Hill sjell emrat më të mëdhenj të muzikës botërore

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 26 June 2026

Alban Kastrati nga Sunny Hill Festival, ka rrëfyer sfidat e para të organizimit të festivalit dhe vështirësitë për t’i bindur artistët më të njohur në botë që të performonin në Kosovë.

I ftuar në “Podcast me Shkelzen Dakaj”, Kastrati tha se në fillimet e festivalit, shumë artistë ndërkombëtarë nuk kishin as njohuritë më bazike për Kosovën.

“Gjithmonë s’e kanë ditur ndoshta as ku është Kosova, saktësisht. Kemi pasur raste të tilla. Mirëpo, me kalimin e kohës është bërë më e lehtë, sepse festivali e ka ndërtuar portofolin dhe reputacionin e vet”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Sipas Kastratit, suksesi i Sunny Hill Festival mund të matet edhe me emrat që kanë performuar në skenën e tij që në edicionet e para.

Ai kujtoi se festivali debutoi me Martin Garrix dhe Dua Lipa, ndërsa krahasoi këtë arritje me një nga festivalet më të mëdha në botë.

“Në edicionin e parë e kemi nisur me Martin Garrix dhe Duan, ndërsa festivali më i madh në Evropë, Tomorrowland, arriti ta kishte Martin Garrix vetëm në edicionin e shtatë”, tha Kastrati.

Ai shtoi se gjatë viteve Sunny Hill ka sjellë në Kosovë artistë si Miley Cyrus, J Balvin, Burna Boy dhe shumë emra të tjerë, pikërisht në kulmin e karrierës së tyre.

“Për shembull, kur J Balvin performoi në Prishtinë, ai ishte artisti më i dëgjuar në Spotify në nivel botëror për atë vit”, theksoi Kastrati.

Sipas tij, reputacioni që Sunny Hill Festival ka ndërtuar ndër vite ka bërë që sot emrat më të mëdhenj të industrisë muzikore ta shohin Kosovën si një destinacion të rëndësishëm në kalendarin e tyre artistik.

Kujtojmë se edicioni i sivjetmë i Sunny Hill Festival do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht në Prishtinë.

Organizatorët kanë paralajmëruar një nga edicionet më të mëdha deri më tani, me performanca të artistëve me famë botërore dhe mijëra pjesëmarrës nga Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës./GazetaInfokus

BILETAT MUND TI GJENI KËTU:

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy