Lajme

Aksident mes tri veturave në Malishevë, katër të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 26 June 2026

Tri vetura janë përfshirë sot në një aksident trafiku në rrugën “Ibrahim Mazreku”, në Malishevë.

Si pasojë, katër persona kanë mbetur të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

-Advertisement-

“Rreth orës 13:10 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë, deri tani, katër persona kanë pranuar trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin”, ka thënë Krasniqi.

 

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy