Abdixhiku: I kërkova Osmanit të ndihmonte LDK-në, pa të do ta kishim më vështirë
Autori: Gazeta inFokus
21:39 | 25 June 2026
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se LDK-ja ishte partia e vetme që shënoi rritje si në numër votash ashtu edhe në përqindje, duke e cilësuar rezultatin zgjedhor si kthim në nivelin e zgjedhjeve të shkurtit.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Abdixhiku tha se rezultati nuk ishte ai që partia kishte synuar, por se duhet parë në kontekstin e kohës së shkurtër dhe procesit të bashkimit që kishte nisur LDK-ja.
Ne ishim partia e vetme që shënuam rritje si në numër votash, ashtu edhe në përqindje. Ishte një kthim në rezultatin e shkurtit, natyrisht jo i dëshirueshëm, jo i mjaftueshëm dhe jo ai për të cilin shpresonim e punonim. Por, duke marrë parasysh kohën e shkurtër dhe procesin e bashkimit që kishim nisur, ky është rezultati i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në bazë të këtij rezultati duhet të marrim edhe veprimet e mëtejshme në ditët dhe javët në vazhdim.
Ai theksoi se LDK-ja kishte kaluar një periudhë të vështirë të brendshme që nga dhjetori, e cila sipas tij kishte lënë pasoja në funksionimin e partisë dhe në përgatitjet për zgjedhje.
“Unë besoj se koha ka qenë shumë e shkurtër. Mos harroni se nga dhjetori kishim kaluar një proces të rëndë të brendshëm në LDK, i cili kishte lënë pasoja. Madje, edhe para dhjetorit, pas rezultatit të shkurtit 2025, kishim nisur një lloj beteje të brendshme të paarsysyeshme, e cila reflektoi më pas në zhvillimet e dhjetorit. Nga dhjetori kaluam sërish nëpër një proces të brendshëm, mbajtëm Kuvendin më 31 janar dhe menjëherë pas tij, në shkurt, mars dhe prill, ishim të angazhuar në diskutimet për formimin e institucioneve. Pra, nuk ishim në përgatitje elektorale. Vetëm në prill, kur u bë e qartë se vendi po shkonte në zgjedhje, u ula me Vjosa Osmanin dhe diskutuam për nevojën e ringritjes së LDK-së pas rezultatit të dhjetorit.
Abdixhiku foli edhe për rikthimin e presidentes Vjosa Osmani në bashkëpunim me LDK-në gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar kontributin e saj dhe duke theksuar se kishte kërkuar personalisht mbështetjen e saj për ringritjen e partisë.
Sipas tij, Osmani kishte mundësi të mos përfshihej fare në procesin zgjedhor, por kishte pranuar të kontribuonte në një periudhë kur, sipas Abdixhikut, ekzistonin projeksione për dobësimin e LDK-së.
Ai shtoi se refuzon të mendojë se do të dilnin më mirë në zgjedhje pa Vjosa Osmanin.
Natyrisht, opsioni ishte që Vjosa të mos merrte fare pjesë në procesin zgjedhor. Por unë i kërkova me ngulm të na ndihmonte. Kisha nisur diskutime në të gjitha degët e LDK-së dhe me të gjithë akterët për të parë se si do të pritej ky bashkim. Pashë se kishte vullnet për një gjë të tillë. Madje, si pjesë e këtij vullneti, hoqa dorë edhe nga privilegji i të qenit i pari në listë, për aq sa kjo do ta ndihmonte LDK-në. E vlerësoj kontributin e Vjosa Osmanit në këtë drejtim. Ajo kishte mundësi të tërhiqej. Kishte jo vetëm pozitën, por edhe karrierën e suksesshme si presidente. Megjithatë, pranoi të japë kontribut. Kjo ndodhi sepse kishim parë projeksione që flisnin për dobësimin dhe rrënimin e LDK-së. Prandaj ishte e domosdoshme forcimi i LDK-së si pol politik përballë një pushteti që synonte të kishte gjithçka.”, tha kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku në “Rubikon”.

T� tjera
-
Mungesa e masave të sigurisë, inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Pejë
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në Pej...
-
Inspektorët e sigurisë në KEK mbesin në këmbë – pa automjete i’u duhet të kontrollojnë 800 hektarë, dokumentet zbulojnë kushtet e rënda të punëtorëve
Jo vetëm punëtorët pa këpucë dhe çizme të reja pune për dy vjet e gjysmë, por...
-
“Nuk do të përfundojë këtu”, paralajmërohen arrestime tjera në rastin e vrasjes së Arlindës
Hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë ...
-
Specialja i reklamon kushtet që i “gëzojnë” krerët e UÇK’së të dënuar në Hagë
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka re...
-
Prokuroria e konfirmon ndalimin e katër personave për vrasjen e Arlinda Zekajt: Dy dyshohen për vrasje, dy tjerë dyshohen se ndihmuan
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin edhe të katër pers...
-
Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka paralajmëruar se do ta apelojë ven...
-
Zbulohen katër emrat e të arrestuarve të tjerë në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt
Ish vjehrra Nurije Sylaj dhe Driton Sylaj, ish-kunati i të ndjerës Arlinda Ze...
-
Nën përcjelljen e Njësisë Speciale, Jeton Sylaj dërgohet në Gjykatën e Pejës
Ish-burri i Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, para pak minutash është dërguar në G...
-
Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret sistemin e pagesave të shpejta TIPS-K
Oda Ekonomike e Kosovës ka mirëpritur fillimin e zbatimit gradual të Sistemit...
-
Vita kundërshton rezultatet e AUV-it: Analizat në Bullgari tregojnë se aflatoksina në qumësht është nën kufirin e lejuar
Qumështorja “Vita” ka reaguar lidhur me rezultatet e publikuara nga Agjencia ...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, arrestohen vjehrra dhe kunati nën dyshimin për shtytje në vrasje!
Zhvillime të fuqishme në hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Në mes...
-
Abdixhiku: Ju kam thënë, mos i dëgjoni sulmet ndaj LDK-së dhe deklaratat për vrasjet politike nuk ndalen
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ...
































