Lajme

Sul*mohet ekipi i “Tv Dukagjinit”, gjatë raportimit në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 25 June 2026

Ekipi i televizionit Dukagjini është sulmuar në Gjilan, derisa po realizohej një kronikë lidhur me punimet që po zhvillohen në sheshin e qytetit.

TV Dukagjini ka kërkuar nga organet kompetente që ta trajtojnë rastin me seriozitet të plotë, të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore dhe të sigurojnë që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre

Njoftimi plotë:

-Advertisement-

Reagimi i Televizionit DUKAGJINI

Televizioni Dukagjini dënon fuqishëm sulmin ndaj ekipit tonë të përbërë nga gazetarja Blerta Zuka dhe kameramani Enkelej Shaljani, i cili ka ndodhur sot në Gjilan gjatë kryerjes së detyrës profesionale.

Ekipi i TV Dukagjinit ishte duke realizuar një kronikë lidhur me punimet që po zhvillohen në sheshin e qytetit, kur është penguar dhe sulmuar nga një punonjës i kompanisë që është e angazhuar në realizimin e këtyre punimeve.

Ky akt i papranueshëm, përbën cenim të drejtpërdrejtë të lirisë së medias dhe të së drejtës së gazetarëve për të raportuar në interes të publikut.

TV Dukagjini kërkon nga organet kompetente që ta trajtojnë rastin me seriozitet të plotë, të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore dhe të sigurojnë që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy