Lajme

Inspektorati me aksion: Mbyllen tri qendra masazhi dhe shqiptohen pesë gjoba

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 25 June 2026

Inspektorati Qendror i Tregut ka zhvilluar aksion inspektimesh në qendra të masazhit dhe lokale të muzikës, gjatë ditëve të fundit.

Në njoftimin e Ministrisë bëhet me dije se si rezultat i mungesës së dokumentacionit të nevojshëm dhe mosrespektimit të orarit të punës, janë mbyllur tri qendra masazhi, prej të cilave dy në Komunën e Gjakovës dhe një në Komunën e Rahovecit.

Ndërkohë janë shqiptuar pesë gjoba ndaj subjekteve që nuk kanë prezantuar dokumentacionin e kërkuar gjatë procesit të inspektimit.

-Advertisement-

Në total janë realizuar 98 inspektime.

“Me qëllim të garantimit të ushtrimit të ligjshëm të veprimtarive ekonomike  dhe respektimit të legjislacionit në fuqi, IQMT, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, do të vazhdojë organizimin e aksioneve të përbashkëta inspektuese në të gjithë vendin”, thuhet në njoftim.

 

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy