Lajme

Shqipëria merr 302 milionë dollarë hua nga ShBA-ja për modernizim ushtarak

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 20 June 2026

Qeveria shqiptare të premte ka miratuar vendimin për një marrëveshje huaje me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me vlerë 302 milionë dollarë, në kuadër të programit amerikan të Financimit të Jashtëm Ushtarak (Foreign Military Financing – FMF).

Marrëveshja do të lidhet ndërmjet Ministrisë së Financave të Shqipërisë dhe Agjencisë Amerikane të Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA).

Fondet do të përdoren për qëllime të mbrojtjes dhe modernizimit ushtarak, sipas programeve që financohen përmes FMF.

-Advertisement-

“Këshilli i Ministrave vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas direkte, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF), me një hua në shumën totale prej 302 000 000 (treqind e dy milionë) dollarësh amerikanë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë shqiptare.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy