Rishikimi i pranisë së KFOR-it, Kroacia shprehet e gatshme të shtojë forcat në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
22:34 | 19 June 2026
Kroacia po ofron të rrisë numrin e ushtarëve të saj në misionin e KFOR’it në Kosovë. Të paktën kështu ka lënë të kuptohet ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anusiç, në një deklaratë për gazetarët në Bruksel, raporton “VecernjiList”.
Në raportim thuhet edhe se, burime diplomatike të huaja thonë jozyrtarisht se disa aleatë evropianë kanë filluar të komunikojnë se si mund të kontribuojnë në mbushjen e boshllëkut që do të lihej pas një tërheqjeje të pjesshme amerikane nga Evropa.
Ndërkaq, gjenerali amerikan Alexus G. Grynkewich, Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën (SACEUR), zbuloi një javë më parë se janë duke u hartuar plane për të zvogëluar madhësinë e misionit KFOR në Kosovë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte shpjegoi të mërkurën se numri i ushtarëve në Kosovë do të reduktohet nga 4,700 aktualë në nivelin që ekzistonte para vitit 2023, në rreth 3,000-3,500 anëtarë të KFOR-it. Por, megjithatë, Kroacia është gati të rrisë numrin e ushtarëve të saj në KFOR.
Sekretari i Luftës i SHBA-së, Pete Hegseth, u përsëriti dje kolegëve të tij në NATO se prania e SHBA-së në Evropë po zvogëlohet dhe se aleatët evropianë pritet të “angazhohen dhe të bëjnë pjesën e tyre”, dhe se SHBA-të do të “vëzhgojnë nga afër aleatët tanë dhe do të monitorojnë se kush nuk po e bën këtë dhe kush po thotë ‘jo’ ose ‘ndoshta’ ose ‘le të presim e të shohim’”.
Hegseth theksoi se disa aleatë do të “dështojnë” në këtë provë të re të SHBA-së, ndërsa disa do të “kalojnë me sukses”. Në fjalimin e tij, ai përmendi gjithashtu se disa aleatë evropianë i kthyen shpinën Amerikës ndërsa ajo po zhvillonte luftë kundër Iranit, ndërsa të tjerët “e morën mesazhin dhe bënë një përpjekje, ju e dini kush jeni, dhe ne e vlerësojmë shumë këtë”.

T� tjera
-
Kanos dy persona me armë pas një mosmarrëveshjeje për borxh, arrestohet i dyshuari
jë rast i kanosjes me armë është raportuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në ...
-
Komandanti i KFOR-it dhe ambasadori slloven flasin për situatën e sigurisë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori, u takua me ambasadorin e...
-
Nis rehabilitimi i rrugës së Uglarit, Kurti njofton vlerën e investimit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në përurimin e ...
-
“Femicidi është urgjencë kombëtare”, sot protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar protestë në Prishtinë, duke...
-
Malaj: Prishtina, vendi kuptimplotë për të kremtuar Pavarësinë e Shqipërisë
Ambasada e Shqipërisë ka organizuar pritje solemne me rastin e 114-vjetorit t...
-
Mblidhen disa komisione parlamentare, në rend dite raportimi i ministres Rizvanolli
Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot, mbledhje, në...
-
Nismë e re pa u zgjidhur e vjetra, KDI paralajmëron Kuvendin për Specialen
Ende pa përfunduar të gjitha procedurat legjislative për projektligjin për nd...
-
Ish-komandanti i FSK-së tregon të preferuarin e tij në garën për drejtor të Policisë
Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati e ka vlerësua...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta të shtresave të ...
-
Kurti: Kosova është shteti i pjesës së kombit shqiptar që jeton në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova, ndonëse është sh...
-
Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi
Ka filluar rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azem...
-
Tahiri thotë se brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se draft...



































