Dyshime të reja, tenderi 7 milionësh për objetin e ri të Ministrisë së Bujqësisë përfundon në OSHP
Autori: Gazeta inFokus
22:27 | 19 June 2026
Prokurimit, pas ankesave të reja për shkelje ligjore e kritere të dyfishta. Përderisa kompanitë garuese përplasen në Gjykatën e Tenderëve, Ministria vazhdon të mbetet me qira, që buxhetit të shtetit, që nga viti 2019, i ka kushtuar mbi 3.4 milionë euro.
Tenderi për ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë ka përfunduar sërish në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) nën dyshime për shkelje, raporton KOHA.
Ministria në fund të majit ka shpërblyer me kontratë kompaninë “R&Rukolli” në vlerë mbi 7 milionë euro, për të cilën fillimisht kishte konstatuar se nuk e ka ofertën në përputhje me kërkesat e dosjes së tenderit.
Shpallja e saj fituese u bë pas vendimit për rivlerësimit nga Organit Shqyrtues të Prokurimit, i cili konstatoi se oferta e kompanisë ishte e përgjegjshme për këtë aktivitet të prokurimit.
Por, me këtë nuk është pajtuar kompania që fillimisht ishte rekomanduar për kontratë, “BM Group”, e cila pak ditë më parë ka deponuar ankesë në OSHP me pretendime për eliminim të padrejtë dhe shkelje të ligjit të prokurimit.
Oferta e “BM Group” është për rreth 400 mijë euro më e lartë sesa ajo e “R&Rukolli”.
“Në dosjen e tenderit është kërkuar në mënyrë të qartë angazhimi i fasader moler, si profil specifik profesional. Në ofertën tuaj janë paraqitur dy persona të ndryshëm, i cili nuk përputhet me kërkesën specifike në Dosjen e tenderit. Autoriteti kontraktues dhe Paneli Shqyrtues kanë aplikuar standarde të ndryshme vlerësimi për operatorë ekonomikë të ndryshëm, në kundërshtim me nenin 7 të Ligjit të Prokurimit Publik”, thuhet në ankesën e “BM Group”.
Por, Paneli Shqyrtues në vendimin ndaj ankesës që kishte bërë “R&Rukolli” për eliminim nga tenderi kishte konstatuar se angazhimi i dy personave është barrë që mund t’i vihet operatorit ekonomik e jo autoritetit kontraktues dhe se për këtë nuk do të paraqitej ndonjë problem teknik.
Në ankesë thuhet se kompania e rekomanduar nuk ka ofruar plan dinamik që i përmbush kërkesat e Dosjes së Tenderit, gjë që është cekur edhe në vendimin e parë për shpallje administravisht të papërgjegjshme.
Por, edhe ky pretendim është trajtuar herën e kaluar nga OSHP-ja.
“Nuk ka ndonjë bazë ligjore sepse operatori ekonomik-ankues, ka ofruar, ndarje sipas fazave (arkitekturë, elektrikë, makineri, hidroteteknik), po ashtu ka shpërndarje kohore, andaj Paneli Shqyrtues e mbështet ekspertin shqyrtues i cili ka konstatuar se plani i ofruar nga OE ankues i përmbush kriteret minimale të përcaktuara në dosje të tenderit”, thuhet në vendimin e OSHP-së.
Ankesat e shumta si për dosjen e tenderit, ashtu edhe kundër rekomandimeve të operatorëve ekonomik kanë zvarritur nisjen e punimeve në realizimin e këtij projekti, për të cilin janë paraparë 8 milionë euro.
Në tenderin e shpallur në tetor të vitit të kaluar aplikuan 14 kompani, por se 13 nga to u shpallën të papërgjegjshme administrativisht.
Derisa të përfundojë ky projekt, Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë të qëndrojë me qira. Që nga 2019, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, vetëm për qira janë shpenzuar mbi 3.4 milionë euro.

T� tjera
-
Kanos dy persona me armë pas një mosmarrëveshjeje për borxh, arrestohet i dyshuari
jë rast i kanosjes me armë është raportuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në ...
-
Komandanti i KFOR-it dhe ambasadori slloven flasin për situatën e sigurisë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori, u takua me ambasadorin e...
-
Nis rehabilitimi i rrugës së Uglarit, Kurti njofton vlerën e investimit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në përurimin e ...
-
“Femicidi është urgjencë kombëtare”, sot protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar protestë në Prishtinë, duke...
-
Malaj: Prishtina, vendi kuptimplotë për të kremtuar Pavarësinë e Shqipërisë
Ambasada e Shqipërisë ka organizuar pritje solemne me rastin e 114-vjetorit t...
-
Mblidhen disa komisione parlamentare, në rend dite raportimi i ministres Rizvanolli
Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot, mbledhje, në...
-
Nismë e re pa u zgjidhur e vjetra, KDI paralajmëron Kuvendin për Specialen
Ende pa përfunduar të gjitha procedurat legjislative për projektligjin për nd...
-
Ish-komandanti i FSK-së tregon të preferuarin e tij në garën për drejtor të Policisë
Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati e ka vlerësua...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta të shtresave të ...
-
Kurti: Kosova është shteti i pjesës së kombit shqiptar që jeton në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova, ndonëse është sh...
-
Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi
Ka filluar rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azem...
-
Tahiri thotë se brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se draft...




































