Rozë

‘Mos i rrej njerëzit ….’, Butrinti përgjigjet për sfidën 100,000 euro

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 18 June 2026

Tani që këngëtari i njohur Butrint Imeri ka hapur zyrtarisht garën e madhe për sfidën e tij personale, ku fituesi do të rrëmbejë çmimin marramendës prej 100 mijë eurosh, reagimet e publikut kanë qenë të panumërta.

Edhe pse gara ka filluar, disa ndjekës ende e kanë pasur të vështirë të besojnë se një shpërblim i tillë i organizuar nga vetë artisti mund të jetë i vërtetë, duke e parë të gjithë situatën me skeptizëm të madh.

Megjithatë, këngëtari ka pasur një përgjigje të prerë për të gjithë ata që dyshojnë në lojën e tij. Në mesin e komenteve në profilin e tij ka rënë në sy një reagim mjaft direkt nga një ndjekës, i cili i ka shkruar:

-Advertisement-

“MOS i rrej njerzi pêr 100k se gjunaf”

Butrint Imeri nuk ka zgjedhur ta kalojë në heshtje këtë akuzë, duke i kthyer menjëherë një përgjigje epike dhe duke konfirmuar se gjithçka do të vërtetohet shumë shpejt.

Këngëtari i ka replikuar:

“Ti nashta ke besu n’babadimer si fmi tani t’ka met n’kry qe krejt senet n’jete jone rren, ama ke me pa kismet me 3 Korrik”.

Me këtë reagim, Butrinti ka shuar zërat kritikë dhe ka bërë të ditur se pikërisht me datë 3 Korrik do të merret vesh se kush do të jetë fituesi i kësaj sfide të madhe të nisur nga ai.

Tani na mbetet vetëm të presim këtë datë për të zbuluar fatlumin që do të rrëmbejë shumën prej 100 mijë eurosh! /Prive By Liberta Spahiu

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy