Meteorologia shqiptare: Pritet mot “përvëlues”, temperatura ekstreme për qershorin
Autori: Gazeta inFokus
09:55 | 16 Qershor 2026
Shqipëria po përballet me një valë të pazakontë të nxehti për muajin qershor, ndërsa temperaturat pritet të arrijnë deri në 39°C gjatë fundjavës. Meteorologia Tanja Porja paralajmëroi se vendi po regjistron vlera termike rreth 6 gradë mbi normat klimatike të sezonit.
“Këtë javë kemi vetëm rritje të temperature por që sot rriten më shumë nga sa prisnim. Sot më shumë, të enjten më shumë. Me shumë gjasa deri të dielën mund të kemi 39 në territorin shqiptar një maksimum ky ekstremisht i lartë për muajin qershor. Maksimumet e kësaj dekadës së fundit që t’i quajmë në thonjëza normale sepse asnjë nga këto 10 vitet e fundit nuk ka qenë normal, por 30-33 gradë, por mbi 35 është jashtëzakonisht shumë për muajin qershor dhe në fakt sapo ka filluar”, tha Tanja Porja.
Sipas saj, temperaturat do të vijojnë të rriten çdo ditë, duke kaluar lehtësisht 35 gradë Celsius në disa zona të vendit. Më të prekura nga i nxehti pritet të jenë Berati, Fieri, Elbasani, Shkodra dhe Gjirokastra, ndërsa Tirana do t’i afrohet gjithashtu kufirit të 35 gradëve.
“Sot do të kapërcehet dhe 35 gradë celsius dhe në vijim çdo ditë që kalon kemi të paktën nga një gradë rritje dhe presim 39 deri në fundjavë. Sot presim Berat, Fier, Elbasan me të paktën 35 gradë celsius, shumë pranë 35-ës edhe Gjirokastra dhe Shkodra, Tirana afër 35-ës sot, por Berati, Fieri, Elbasani dhe Shkodra janë dhe qytetet më të nxehta. Kryesisht Berat, Elbasan, Fier. Ky është trekëndëshi do të thosha që pret dhe temperaturat më të larta dhe kapërcen edhe 35 gradëshin. Por mos harroni që maksimumet nga pikëpamja e normalitetit klimatik, për qershorin duhet të jetë jo më shumë se 30°C, ndërsa për korrikun dhe për gushtin rreth 32-33 gradë celsius. Maksimumi që ne ta quajmë një ditë normale vere mesetare në territorin shqiptar”, theskoi meteorologia në A2 CNN.
Meteorologia theksoi se vera e këtij viti pritet të jetë ndër më të nxehtat, si pasojë e ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike, duke shtuar se periudha 2026-2029 parashikohet të jetë një ndër më të nxehtat e viteve të fundit.
“Kjo verë do të jetë mjaft e nxehtë për dy arsye. Arsyeja kryesore është tendenca në rritje e temperaturës mesatare globale. Pra ngrohja globale që kemi disa vite për të cilën ne flasim dhe ndryshimet klimatike. Kjo është arsyeja kryesore. Çdo vit paraqitej si temperaturë mesatare vjetore më i nxehtë sesa paraardhësi. Kështu ka ndodhur që nga vitit 2015. Me parashikimet disi më afatgjata 2026 deri në 2029-ën është një trevjeçar shumë i nxehtë. Përveç kësaj ne jemi edhe në fenomenin e famshëm El Nino”, theksoi meteorologia.
Megjithëse mesditat do të jenë përvëluese, orët e natës dhe mëngjesit vijojnë të mbeten relativisht të freskëta, sidomos në zonat malore, ku temperaturat zbresin deri në 10-12° C. Ndërkohë, bregdeti paraqitet më komod për pushuesit falë ndikimit freskues të erës.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...

































