Lajme

11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, kërkimet shtrihen në Dajt dhe Elbasan – vrasësi ende në arrati

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 15 June 2026

11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, policia e Tiranës ende nuk ka asnjë gjurmë të tij. Pas analizimit të provave të siguruara për rastin, hetuesve u është krijuar bindja se 34-vjeçari është vrarë nga shoku i tij, Armando Shakaj, në ambientet e brendshme të një zyre në Bulevardin “Zhan D’Ark”.

Trupi dyshohet se është transportuar me këtë makinë jashtë Tiranës, por vendndodhja e tij mbetet ende enigmë.

Sipas Top Channel, prej disa ditësh, policia po kontrollon në zonën e Dajtit dhe në fshatrat malorë të Elbasanit, së bashku me një ekip nga Kosova, të pajisur me qen të trajnuar për këto kërkime, por deri tani pa rezultat.

-Advertisement-

Pas sekuestrimit të makinës, e cila dyshohet se është nxjerrë nga kryeqyteti me karrotrec, policia zbuloi se mjetit i ishte hequr GPS-ja.

Për të vijuar kërkimet, policia është orientuar te pasioni që autori i dyshuar kishte për garat “rally” në terrene off-road.

Aktualisht, kërkimet janë përqendruar në lokacionet mes Tiranës dhe Elbasanit që autori i dyshuar ka vizituar. Paralelisht me këto kërkime, policia po punon edhe për arrestimin e Armando Shakajt.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy