Alisa Jetullahu reagon pas deklaratës së Leart Hoxhës, paralajmëron padi për shpifje: Nëse e ka pasur për mua, le ta thotë publikisht dhe me fakte
Autori: Gazeta inFokus
13:28 | 15 June 2026
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, Alisa Jetullahu, ka reaguar pas debatit të hapur në rrjete sociale dhe komenteve e sulmeve ndaj saj që pasuan pas një deklaratë të gazetarit dhe kryeredaktorit të ATV-së, Leart Hoxha.
Gjatë një emisioni televiziv, Hoxha deklaroi se kishte njohuri për një rast kur një kandidate për deputete kishte shpenzuar rreth “çerek milion euro” për t’u bërë deputete, pa përmendur emër konkret.
Megjithëse në deklaratën e tij nuk u identifikua asnjë person, sipas Jetullahut, më pas në publik dhe në rrjete sociale u krijua një narrativë sipas së cilës deklarata ishte referencë ndaj saj, duke e kthyer atë në objekt kritikash dhe akuzash.
Në reagimin e saj publik, Jetullahu thotë se fillimisht nuk i kishte kushtuar rëndësi deklaratës, pasi emri i saj nuk ishte përmendur në asnjë moment.
“Derisa emër nuk përmendi, kjo deklaratë për mua nuk nënkuptonte asgjë, përveç njohjes së faktit se gazetaria sot ka probleme kur një kryeredaktor flet pa të dhëna konkrete në emision”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, vetëm më vonë ka vërejtur se deklarata po përdorej në mënyrë të organizuar për të aluduar se bëhej fjalë për të.
Për këtë arsye, Jetullahu i ka kërkuar publikisht Hoxhës që të sqarojë deklaratën e tij dhe të tregojë nëse ka pasur apo jo për qëllim ta përfshijë atë në pretendimet e bëra.
“Kërkoj nga Leart Hoxha ta konkretizojë deklarimin e tij. Ta thotë me emër nëse bëhet fjalë për mua. Kërkoj që të publikojë fakte, të dhëna dhe prova”, ka shkruar ajo.
Jetullahu ka paralajmëruar gjithashtu se, nëse Hoxha konfirmon publikisht se deklarata e tij ka qenë për të, atëherë do të ndërmarrë veprime ligjore për shpifje.
“Në momentin që ai e konkretizon se e kishte për mua, do të procedoj me padi për shpifje”, ka deklaruar kandidatja e LDK-së.
Në reagimin e saj, Jetullahu ka folur edhe për sfidat me të cilat, sipas saj, përballen gratë në politikë, duke thënë se gratë shpesh janë objekt sulmesh dhe paragjykimesh më të mëdha sesa burrat.
Ajo ka theksuar se angazhimi i saj në politikë lidhet me dëshirën për të kontribuar në përmirësimin e pozitës së grave në shoqëri dhe në institucione.
Në fund të reagimit, Jetullahu ka falënderuar qytetarët që e kanë votuar në zgjedhjet e fundit dhe ka deklaruar se ngjarjet e fundit vetëm sa e kanë forcuar bindjen e saj për të vazhduar angazhimin politik.
“Situata e fundit ishte vetëm forcim shtesë i bindjes sime se lufta ime për gra të forta dhe të barabarta duhet të vazhdojë dhe terreni, pa diskutim, është politika”, ka përfunduar ajo./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Dy shqiptarë të dyshuar për vjedhje në rezidencën e Princit William, mediat në Angli ua publikojnë fotot
Dy shtetas shqiptarë janë akuzuar për vjedhje dhe hyrje të paautorizuar në re...
-
Nisma e PDK’së e Kurtit për Ligj krejt të ri për Hagën, BE: Presim të konsultohemi për çfarëdo ndryshimi
Një zëdhënës i Bashkimi Evropian në një përgjigje për Gazetën Express ka thën...
-
Përparim Rama thumbon VV’në: E kaltra është ngjyra e kryeqytetit, e kuqja nuk po i bën mirë vendit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë deklarimit para mediave me rastin...
-
Kurti në Bruksel, pritet nga Costa dhe von der Leyen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Samitin Bashkimi Evropi...
-
BE publikon pamje nga samiti me liderët e rajonit, Kurti në takimin e parë me Marta Kos pas këngës nacionaliste
Bashkimi Evropian ka publikuar pamje nga takimi me liderët e Ballkanit Perënd...
-
Presidentja dhe deputetet diskutojnë për fuqizimin e rolit të grave në shoqëri
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti sot në takim...
-
PDK reagon për përleshjen në Kuvendin e Mitrovicës, Tahiri: Nuk do të lejojmë keqpërdorimin e pronave publike
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka reaguar pas konfliktit...
-
Partia e Netanyahut kundërshton rezultatin e zgjedhjeve, i drejtohet gjykatës
Partia Likud e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar rezu...
-
Ambasada e Kosovës në Vjenë njofton për ndërprerjen e shërbimeve konsullore gjatë festave
Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka bërë të ditur se shërbimet e rre...
-
Rrahmani: Albin Kurti vlerën e xhipave me të cilët vozitet e ka mbi 500 mijë euro, ka harru qysh jetojnë qytetarët
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidh...
-
Sadiku – Kurtit: Shqiptarët në Kosovë i mbijetuan pushtuesve, po shpërngulen prej politikanëve si ju dhe atyre para jush
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cil...
-
Kuvendi i Kosovës ndriçohet sonte me ngjyrë portokalli në shenjë kundër dhu*nës me bazë gjinore
Në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me B...































