Lajme

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 14 June 2026

Përfaqësues nga Shqipëria po zhvillojnë biseda konstruktive me përfaqësues të Departamentit të Shtetit në Uashington.

Prirës i bisedave nga ana e Shqipërisë ishte ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili bëri të ditur se diskutimet i zhvilloi me Zëvendës Ndihmës Sekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Sonata Coulter, si dhe Zëvendës Ndihmës Sekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Politiko-Ushtarake, Rachel Schiller.

“Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO dhe mundësitë e reja për avancimin e marrëdhënieve tona dypalëshe në fushën e Mbrojtjes”, ka shkruar Nufi.

-Advertisement-

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy