Ngjarjet e fundit në Shqipëri, Blerim Latifi thotë se po tentohet të ndalet hyrja në BE përmes destabilizimit
Autori: Gazeta inFokus
21:28 | 13 June 2026
Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, ka shkruar për rrugën e vendeve të rajonit drejt BE-së dhe faktin që tashmë Shqipëria është favorite për anëtarësim para Malit të Zi dhe Serbisë.
Latifi thotë se ky avancim i pozitës së Shqipërisë ka ardhur falë punës së institucioneve shqiptare.
Megjithatë sipas tij, tashmë kur Shqipëria ndodhet në një pozitë të tillë, qarqe të ndryshme janë angazhuar për të dëmtuar reputacionin e shtetit shqiptar dhe sipas Latifit “shqiptarët mashtrohen lehtë edhe me kauza të rreme”.
Postimi i plotë:
Në disa projeksione të Bashkimit Europian për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Mali i Zi konsideroheshin kandidatët më të avancuar për anëtarësim, ndërsa Shqipëria renditej në një valë të dytë zgjerimi.
Mirëpo, zhvillimet e viteve të fundit e patën ndryshuar ndjeshëm këtë projeksion.
Falë reformave dhe orientimit të qartë euroatlantik, Shqipëria ka avancuar në grupin e parë të kandidatëve potencialë për anëtarësim, ndërsa Serbia ka humbur terren për shkak të problemeve në demokratizim, afrimit me Rusinë dhe mungesës së progresit në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Sot, gjithnjë e më shumë zëra në Bashkimin Europian flasin për mundësinë që deri në vitin 2030 Shqipëria dhe Mali i Zi të bëhen anëtarët e rinj të BE-së.
Dhe pikërisht këtu lind shqetësimi i disa qarqeve: si mund të tolerohet që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian para Serbisë?
Prandaj, ngrihuni ta ndalim Shqipërinë. Ta ndezim edhe një herë nga brenda. T’ia hapim plagët e vjetra. Ta destabilizojmë, e qoftë e mundur edhe ta kthejmë pas. Pretekste ka sa të duash. Edhe shqiptarë që mashtrohen lehtë me kauza të rreme, po ashtu.

T� tjera
-
Çitaku mirëpret gatishmërinë e BE-së për ndryshimet në Ligjin për Specialen: Nesër jemi gati për konsultime
Vlora Çitaku, ka mirëpritur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për konsultime ...
-
Vrḁsjet e pasluftës, Nasim Haradinaj: Kush i konstatoi që janë vrḁsje politike
Tema e vrasjeve të pasluftës është aktualizuar në Kosovë. E për këtë ka fo...
-
Haxhiu: Gruaja që raporton dhunën e ka bërë hapin më të vështirë, përgjegjësia tani është e institucioneve
Fushata “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” është hapur zyr...
-
Shiroka Pula: Mbrojtja e vajzave dhe grave kërkon angazhim të përditshëm dhe përgjegjësi të përbashkët
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë sonte në ceremoninë h...
-
Nesër zbulohen tri shkronjat e UÇK-së në fshatin e Jakup Krasniqit
Djali i vëllaut të ish kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit, Agron Krasniqi...
-
Vëllezërit e ish-presidentit Thaçi vizituan Fadil Fazliun pas kthimit nga Haga
Vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, Ganiu, Idrizi dhe Blerimi, vizitua...
-
Arifi kritikon Kurtin për të arriturat e qeverisë: E çuan vendin në drejtim krejt të gabuar
Sekretari i Aleancës, Avni Arifi, ka reaguar pas prezantimit të të arriturave...
-
Shkëmb Manaj për rastet e ish-zyrtarëve të LDK: Fushatë, vrasje e dytë, ata s’janë gjallë ta thonë të vërtetën e tyre
Shkëmb Manaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se fushata kund...
-
“Si kryeministër”, Rama: Synojmë që Kosova të jetë si Singapori
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur edhe një herë tjetër ambici...
-
Vrasjet e pasluftës, Haziri: Nuk është vendosur drejtësi, jam kundër çdo lloj konsumimi politik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se vr...
-
Ekstradohet nga Belgjika për në Kosovë, B.B., i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim m...
-
Dy shqiptarë të dyshuar për vjedhje në rezidencën e Princit William, mediat në Angli ua publikojnë fotot
Dy shtetas shqiptarë janë akuzuar për vjedhje dhe hyrje të paautorizuar në re...

































