Votat me postë – KQZ njofton se deri më tani janë aprovuar afër 60 mijë pako: Procesi i numërimit ka filluar
Autori: Gazeta inFokus
10:41 | 13 June 2026
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë detaje lidhur me procesin e numërimit të votave me postë. KQZ, ka theksuar se tashmë ka filluar numërimi i këtyre votave, proces i cili është mundësuar në 23 kuti postare të KQZ’së.
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka deklaruar se, zarfet, pas vlerësimit janë sistemuar në kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit e regjistruar.
‘‘Të premten në mbrëmje (12 qershor) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve të para nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës, i mundësuar në 23 kutitë postare të KQZ-së. Zarfet që supozohet se përmbajnë fletëvotime, pas procesit të vlerësimit janë sistemuar në kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit e regjistruar. Votimi përmes postës është mundësuar nga 21 maj deri më 6 qershor 2026, ndërsa numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar përmes postës ishte rreth 105 mijë’’, ka deklaruar ai për Gazetën Express.
Tutje, Elezi, ka njoftuar edhe se, në të njëjtën kohë, po vazhdon vlerësimi i pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi me postë, duke bërë të ditur se deri më tani, janë aprovuar 59,973 pako.
‘’Gjatë ditës së shtunë, në QNR ka vazhduar procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës që deri më tani janë sjellur në Kosovë. Deri në përfundim të ditës së premte (12 qershor 2026) në procesin e vlerësimit janë përfshirë mbi 60 mijë pako, prej të cilave janë aporvuar 59,973, ndërkaq janë refuzuar 2,244. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 2,066 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ’’, ka deklaruar Elezi për Express.

T� tjera
-
BE-ja u jep shpresë anëtarësimi vendeve të Ballkanit
Bashkimi Evropian po u bën thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të shfr...
-
Haradinaj: Jakup Krasniqi nuk është për gjynah, por pushtetet që lejuan EULEX-in ta poshtërojë popullin
Nasim Haradinaj ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka thënë se Jakup ...
-
BE-ja riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë – Serbi, bën thirrje për zbatim të marrëveshjeve
Pas takimit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndim...
-
Shqipëria me projektligj që u mundëson të burgosurve të zgjedhin vetë mjekun dhe spitalin
Deputetja socialiste në Shqipëri, Enriketa Jaho ka dorëzuar një projektligj q...
-
Çitaku mirëpret gatishmërinë e BE-së për ndryshimet në Ligjin për Specialen: Nesër jemi gati për konsultime
Vlora Çitaku, ka mirëpritur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për konsultime ...
-
Vrḁsjet e pasluftës, Nasim Haradinaj: Kush i konstatoi që janë vrḁsje politike
Tema e vrasjeve të pasluftës është aktualizuar në Kosovë. E për këtë ka fo...
-
Haxhiu: Gruaja që raporton dhunën e ka bërë hapin më të vështirë, përgjegjësia tani është e institucioneve
Fushata “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” është hapur zyr...
-
Shiroka Pula: Mbrojtja e vajzave dhe grave kërkon angazhim të përditshëm dhe përgjegjësi të përbashkët
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë sonte në ceremoninë h...
-
Nesër zbulohen tri shkronjat e UÇK-së në fshatin e Jakup Krasniqit
Djali i vëllaut të ish kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit, Agron Krasniqi...
-
Vëllezërit e ish-presidentit Thaçi vizituan Fadil Fazliun pas kthimit nga Haga
Vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, Ganiu, Idrizi dhe Blerimi, vizitua...
-
Arifi kritikon Kurtin për të arriturat e qeverisë: E çuan vendin në drejtim krejt të gabuar
Sekretari i Aleancës, Avni Arifi, ka reaguar pas prezantimit të të arriturave...
-
Shkëmb Manaj për rastet e ish-zyrtarëve të LDK: Fushatë, vrasje e dytë, ata s’janë gjallë ta thonë të vërtetën e tyre
Shkëmb Manaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se fushata kund...
































