Lista Serbe dhe Rashiq përplasen për një mandat
Autori: Gazeta inFokus
15:53 | 08 June 2026
Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, e akuzoi liderin e partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, se një ulëse në Kuvendin e Kosovës e ka fituar falë mbi 2.000 votave të shqiptarëve.
Ellez theksoi se popullariteti i Rashiqit është rritur te votuesit shqiptarë që nga zgjedhjet e rregullta parlamentare të shkurtit të vitit të kaluar dhe shtroi pyetjen: “A është e mundur që serbët të përfaqësohen nga një njeri për të cilin votojnë shqiptarët?”.
Rashiq ka qenë në dy mandate ministër për Komunitete dhe Kthim në ekzekutivin kosovar të udhëhequr nga Albin Kurti.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, sipas rezultateve paraprake, Lista Serbe ka fituar 43.071 vota, ndërsa partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë ka marrë 5.285 vota. Bazuar në llogaritjen e votave të rregullta, Lista Serbe pritet të ketë nëntë nga dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb, ndërkaq partia e Rashiqit pritet të ketë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
“Rezultat katastrofal në mjediset serbe, ai nuk arriti të marrë as 3.000 vota në mjediset serbe, fitoi vetëm 2.795 vota. Prandaj u kujdesën miqtë e tij, Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij, dhe ai mori 2.257 vota në mjediset shqiptare”, tha Ellek.
Nga ana tjetër, Rashiq, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, i hodhi poshtë këto akuza, duke argumentuar se shumicën e votave të fituara i ka marrë nga komuniteti serb, por se besimin ia kanë dhënë edhe komunitete të tjera pakicë, pasi për dy mandate ka qenë ministër për Komunitete dhe Kthim.
“Baza jonë janë votat serbe. Vazhdimësia e rritjes që kemi në zgjedhje është e dukshme, pavarësisht presioneve nga Lista Serbe. Në Leposaviq, kjo rritje e votave është veçanërisht e dukshme. Në dhjetor të vitit 2025 kishim rreth 830 vota, ndërsa tani kemi rreth 1.200, që do të thotë se popullariteti ynë është rritur për rreth 40 për qind”, tha Rashiq për Radion Evropa e Lirë.
Ai pretendoi se nuk ka marrë vota nga shqiptarët, por se gjithmonë merr vota nga komunitete të tjera pakicë, si rezultat i pozitës së tij si ministër për Komunitete dhe Kthim gjatë tre vjetëve e gjysmë të fundit.
Duke mbështetur pretendimet e tij, kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, tha se Rashiq ka marrë vota në Prizren, Drenas, Gjakovë, Podujevë, Suharekë, Malishevë, Han të Elezit dhe Mitrovicë të Jugut – qytete në të cilat, sipas tij, nuk jetojnë pjesëtarë të komunitetit serb.
Ellek tha se i janë drejtuar bashkësisë ndërkombëtare me kërkesën që të merren parasysh votat e komunitetit serb dhe përsëriti pretendimin se Lista Serbe është “vjedhur”, si dhe se në këtë rast bëhet fjalë për “inxhiniering politik”.
Pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit 2025, gjithashtu u ngrit çështja nëse vendet e rezervuara për komunitetet pakicë në Kuvendin e Kosovës janë një mbrojtje kushtetuese e përfaqësimit politik apo një instrument i inxhinieringut politik.
Në atë kohë, Emilija Rexhepi, kryetare e Partisë së Re Demokratike ,që përfaqëson komunitetin boshnjak, e akuzoi liderin e partisë serbe Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, për “manipulim të votave”, pasi ai kishte marrë rreth 200 vota në fshatra të komunës së Prizrenit ku nuk jetojnë pjesëtarë të komunitetit serb.
Lidhur me këtë çështje, ajo iu ankua edhe Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila ia hodhi poshtë ankesën me arsyetimin se nuk mund të përcaktojë se kush ka votuar për kë dhe se secili ka të drejtë të votojë për këdo që dëshiron.
Në Kuvendin e Kosovës me 120 karrige, 20 prej tyre janë të rezervuara për komunitetet joshumicë: dhjetë për komunitetin serb dhe dhjetë për komunitetet e tjera që jetojnë në Kosovë. /REL

T� tjera
-
Hoxhaj për vdekjen e Strobe Talbott: Kosova do ta kujtojë gjithmonë me mirënjohje
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta ...
-
Kurti udhëton drejt Tiranës, merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Tiranës, ku do të marr...
-
Një person në Rahovec raporton zhdukjen e vajzës së tij, kishte ardhur nga Gjermania në Kosovë
Një burrë në fshatin Ratkoc të Rahovecit ka raportuar në Polici se ka humbur ...
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se ngacmoi vazhdimisht ish-bashkëshorten dhe shkeli urdhrin mbrojtës
Një person është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin për ngacmim të vazhdueshë...
-
Shiroka-Pula në Ditën e Forcës: Liria është amanet, mbrojtja e saj është detyrë
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka uruar pjesëtarët e Forcës së ...
-
Gjendet i riu që ishte raportuar i zhdukur në Gjakovë
Një i ri nga fshati Dol i Gjakovës, i cili ishte raportuar i zhdukur nga nëna...
-
Arrestohen pesë persona në Fushë Kosovë për vjedhje të rënda
Pesë persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin për kryerjen e vepr...
-
Arrestohet një person në Podujevë, ishte në kërkim policor
Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Podujevë, pasi gjatë verifikimit ë...
-
Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë
Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë. Rasti ...
-
Rezervat shtetërore, sot seanca ndaj Rozeta Hajdarit
Sot mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj ish-ministres së Industrisë, Ndë...
-
27 nëntor “Dita e Forcës” – FSK hap dyert e kazermave për qytetarët
Forca e Sigurisë së Kosovës do t’i hapë sot dyert e kazermave për qytetarët, ...
-
Sot afati i fundit për njoftim të apelimit në Hagë, cilat janë procedurat e mëtejshme?
Sot përfundon afati që mbrojtja e drejtuesve të UÇK-së, Hashimit Thaçit, Kadr...































