Lajme

Bedri Hamza: Nuk kam vendosur vija të kuqe me asnjë parti politike

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 08 June 2026

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se mbetet i qëndrueshëm në qëndrimin e tij për të mos vendosur “vija të kuqe” ndaj partive të tjera politike, duke theksuar se vendi ka nevojë për marrëveshje që mundësojnë krijimin e shpejtë të institucioneve.

Në një konferencë për media , Hamza tha se as gjatë fushatës zgjedhore nuk ka vendosur kushte për bashkëpunim politik.

“Unë jam në pozitë të qëndrueshme sepse asnjëherë nuk kam vendosur vija të kuqe, as në këto zgjedhje dhe nuk është mirë të kemi vija të kuqe edhe pas zgjedhjeve. Mendoj që për të pasur institucione shpejt dhe të qëndrueshme, duhet të ketë marrëveshje politike…”, deklaroi Hamza.

-Advertisement-

Duke folur për rezultatin e PDK-së, ai tha se partia ka ruajtur stabilitetin sa i përket përfaqësimit parlamentar.

“PDK, sa i përket numrit dhe përfaqësimit në Kuvend, e ka ruajtur stabilitetin dhe do t’i ketë 22 ulëse”, u shpreh ai.

 

Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy