Lajme

Ja sa qytetarë votuan gjithsej deri në orën 19:00

Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 07 June 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pothuajse ka përmbyllur procesimin e të dhënave për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në fashën e orarit të orës 17:00.

Sipas përditësimit zyrtar të bërë në orën 19:04, dalja e saktë e votuesve deri në atë kohë në nivel vendi ka arritur në 29.30%.

Nga gjithsej 1,959,962 qytetarë me të drejtë vote, deri në orën 17:00 të drejtën e tyre e kanë shfrytëzuar 574,309 votues.

-Advertisement-

Këto të dhëna konsiderohen thuajse finale për këtë orar, pasi sistemi ka procesuar 2,496 nga 2,498 vendvotime sa janë gjithsej në tërë Kosovën, që përbën një përqindje rekord prej 99.92% të të dhënave të grumbulluara nga terreni.

Krahasuar me zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor 2025, ku pjesëmarrja deri në orën 17:00 kishte arritur në 38.63%, në këtë proces zgjedhor shihet një rënie e theksuar e interesimit të qytetarëve për të votuar, me një diferencë prej afro 9% më pak.

Sikurse specifikohet edhe nga KQZ, në këto statistika të rregullta nuk përfshihen votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta si dhe votat e dërguara nga diaspora përmes postës.<ins

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy