Lajme

Ky është rezultati sipas Exit Poll-it të Albanian Post

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 07 June 2026

Sipas rezultateve të Exit Poll-it të publikuar nga Albanian Post pas mbylljes së procesit të votimit, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 43 për qind të votave.

Në vendin e dytë është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e treta me 18 për qind.

Sipas të njëjtit Exit Poll, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 7 për qind të votave.

-Advertisement-

Këto rezultate janë paraprake dhe bazohen në Exit Poll, ndërsa rezultatet zyrtare do të publikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas numërimit të votave.

Rezultati sipas Exit Poll-it të Albanian Post:

LVV – 43%
PDK – 22%
LDK – 18%
AAK – 7%

Mbetet të shihet nëse këto projeksione do të konfirmohen nga rezultatet zyrtare të numërimit./Gazeta Infokus

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy