Lajme

Kosova votoi, mbyllen zyrtarisht qendrat e votimit

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 07 June 2026

Janë mbyllur të gjitha vendvotime në Kosovë.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në 18: 54 kanë votuar 29.32 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, pjesëmarrje më e ulët se në zgjedhjet e kaluara të mbajtura më 28 dhjetor 2025, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

-Advertisement-

Sot (e diel) nga ora 07:00 deri në ora 19:00, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, kanë votuar për të zgjedhur kryeministrin e ardhshëm të vendit dhe 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Sipas praktikës zgjedhore, qendrat e votimit ku ka ende qytetarë në radhë do të mbesin të hapura edhe pas orës 19:00, me qëllim që çdo votues të ketë mundësi të shfrytëzojë të drejtën e tij ligjore për të votuar.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy