Lajme

Pejë: Dy persona përfundojnë në pranga për ndërhyrje në procesin zgjedhor

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 07 June 2026

Dy persona janë arrestuar në fshatin Gorazhdec të Pejës, nën dyshimin për ndërhyrje në procesin zgjedhor.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Policia e Kosovës, duke dhënë detaje për aksionin e zhvilluar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, bëri të ditur se janë kryer dy bastisje në një lokacion, si pjesë e hetimeve për rastin.

-Advertisement-

“Ata janë sjellë për t’u intervistuar në stacionin policor të Pejës. Në bastisje kanë marrë pjesë njësitet relevante të policisë”, deklaroi Gashi.

Sipas tij, aksioni është zhvilluar në koordinim me prokurorin e rastit.

“Aksioni u zhvillua në koordinim me prokurorin e rastit. Informacionet e tjera do të bëhen të ditura më vonë”, shtoi ai.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy